Shendet

Covid-19 gjatë shtatorit, ISHP: 37.5% e të prekurve moshat e reja 25-34 vjeç

Nga Gazeta Si- Covid-19 vijon të qarkullojë intensivisht në vendin tonë duke shënuar 24 raste vetëm në javën 16-22 shtator. Sipas informacioneve zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik, gjatë kësaj periudhe, sistemi i survejancës ka identifikuar 24 raste pozitive ndër 298 testime që janë kryer.

Sipas raportit të ISHP, përqindja e pozitivitetit në javën 16-22 shtator është 8.1% ku 91.7% u identifikuan në pikat e testimit në qendrat shëndetësore dhe 8.3% në laboratorin e ISHP.

Në bazë të sistemit të survejancës, shpërndarja gjeografike e rasteve tregon se Gjirokastra është më e prekur nga virusi, ku në një javë janë identifikuar 9 raste me incidencë të lartë infektimi 37.5%, më pas renditet Durrësi dhe Vlora me nga 5 raste pozitive dhe 20.8% të incidencës së infektimit.

Sipas raportit të ISHP, përqindja më e lartë e të prekurve me Covid-19 janë grupmosha 25-34 vjeç e ndjekur nga ajo mbi 75 vjeç.

Burime zyrtare nga ISHP thonë se deri më tani nuk është identifikuar asnjë rast me grip, pas testimeve të kryera në laborator.

Nga ana e saj, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi rekomandimet për përbërjen virale të vaksinave të gripit për sezonin e gripit 2025.

OBSH rekomandon që vaksinat trivalente për përdorim në sezonin e gripit të hemisferës jugore 2025 të përmbajnë vaksinat me bazë vezësh.

Rekomandimi për komponentin e linjës B/Yamagata të vaksinave katërvalente të gripit mbetet i pandryshuar nga rekomandimet e mëparshme:

një virus i ngjashëm me B/Phuket/3073/2013 (B/Yamagata prejardhja).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë