Lajme

Covid 19, dogana e Kapshticës do jetë e mbyllur deri më 3 Korrik

Situata jo e mirë nga pandemia e Covid 19, në shtetin fqinj Greqi, ka çuar në shtyrjen e afatit të mbylljes nga ana e palës greke të doganës së Kristalopigi.

Nisur nga njoftimi zyrtar i Autoriteteve të Policisë Greke në Kristalopigi, është njoftuar shtyrja e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 3.7.2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, do të vijojë të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë mallrash).

Sipas autoriteteve greke, lejohet kalimi për 400 persona në ditë, bëhet fjalë vetëm për punëtorët sezonalë me leje pune nga autoritetet greke dhe për asnjë shtetas si europian ashtu edhe shqipetar.

Mjetet, si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojnë. Sa i përket Doganës së Kakavijës, për të gjithë qytetarët dhe bizneset, puna vijon normalisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë