Bashkimi Evropian ka filluar veprime ligjore kundër kompanisë AstraZeneca. Komisioni Europian ka deklaruar se do të padiste kompaninë për mos respektimin e kontratës së saj të furnizimit me vaksinë dhe për mungesën e një plani “të besueshëm” për të siguruar dërgesat në kohë. Veprimi ligjor shënon një përshkallëzim në një mosmarrëveshje të gjatë midis dy palëve mbi furnizimin e vaksinave të koronavirusit. BE po lufton me ritmin e ngadaltë të përdorimit të vaksinave. Disa në bllok kanë pohuar se AstraZeneca ka treguar trajtim preferencial ndaj Mbretërisë së Bashkuar por kompania e ka mohuar këtë.
Një zëdhënës i Komisionit Evropian tha se veprimi filloi të Premten, me mbështetjen e të 27 vendeve anëtare. Kjo rrjedh nga një marrëveshje që BE ra dakord me AstraZeneca në gusht për 300 milion doza, me një mundësi për të marrë 100 milion më shumë më vonë. AstraZeneca ka deklaruar se furnizimet e saj do të zvogëloheshin për shkak të problemeve të prodhimit. Nga 80 milion doza të planifikuara për tremujorin e parë të 2021, ishin dërguar vetëm 30 milion. Sipas Komisionit, kompania është vendosur të sigurojë 70 milion doza në tremujorin e dytë të 2021 në vend të 180 milion që ishin rregulluar fillimisht.
“Kushtet e kontratës, nuk janë respektuar. Ne duam të sigurohemi që të ketë një shpërndarje të shpejtë të një numri të mjaftueshëm të dozave të cilat janë premtuar në bazë të kontratës,” tha zëdhënësi i KE.
Burimi:BBC/Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje