Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka asnjë të vdekur nga Covid-19.Ndërkohë janë kryer 1881 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Lezhë, nga 1 rast në Tiranë, Berat, Malësi e Madhe.
“Aktualisht po marrin trajtim spitalor 28 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 37 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,664 që nga fillimi i epidemisë,” shpjegon Ministria.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 65
Shkodër 55
Berat 35
Korçë 33
Lezhë 25
Elbasan 16
Vlorë 11
Gjirokastër 10
Durrës 4
Kukës 4
Fier 4
Dibër 2
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.