Asnjë person nuk ka humbur jetën dhe 14 raste të reja me Covid-19 janë raportuar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit.
Në këtë interval kohor janë shëruar 48 persona duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,521 që nga fillimi i epidemisë dhe janë kryer 3057 testime.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki : 5 raste në Tiranë, nga 2 raste në Shkodër, Devoll, nga 1 rast Kavajë, Mat, Gjirokastër, Kamëz, Skrapar.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 35 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.