Bota e garave me motorë vazhdon të ndikohet fuqimisht nga pandemia Covid-19. Pas ndryshimeve në kalendarin e Formula 1, gjithashtu Kampionati Botëror i Moto GP ka pengesat e para. Është komunikuar anulimi i testeve në Sepang të Malajzisë, të planifikuara për 19-21 Shkurt, për shkak të vështirësive në lidhje me situatën epidemiologjike dhe kufizimeve të vendosura.
Në këtë moment testet e planifikuara në Katar më 10-12 Mars konfirmohen si të parat, ndërsa priten lajmet në lidhje me kalendarin përfundimtar për sezonin e ri. Po shkohet drejt anulimit të garave amerikane, në Shtetet e Bashkuara dhe Argjentinë, dhe drejt një dyfishimi të garës së Katarit në pistën e Losail, që duhet t’i presë nga fundi i marsit dhe fillimi i prillit.
MotoGP është caktuar për një kalendar me 20 gara në 2021, pasi planet për një orar me të njëjtën gjatësi u detyruan të ndryshonin vitin e kaluar për shkak të COVID-19. Sezoni është vendosur të fillojë në 28 Mars në Katar dhe të përfundojë në Nëntor në Valencia. Sidoqoftë, natyra e pandemisë aktualisht nënkupton që kalendari ka shumë të ngjarë të ndryshojë në javët e ardhshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.