Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit një qytetar 73 vjeç nga Tirana ka ndërruar jetë nga Covid-19. Gjithashtu, janë kryer 3,375 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 8 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga 2 raste në Tiranë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Lezhë, Has.
“Vlora është qarku i parë në vend ku nuk ka raste aktive me Covid19. Aktualisht janë 136 raste aktive në vend. Prej tyre, po marrin trajtim spitalor 19 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,879 që nga fillimi i epidemisë,” thuhet më tej në njoftimin e Ministrisë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Shkodër 43
Tiranë 37
Berat 17
Durrës 11
Lezhë 7
Elbasan 6
Gjirokastër 6
Korçë 3
Dibër 3
Fier 2
Kukës 1
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.