Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë një pacient 73 vjeç nga Berati. Ndërkaq situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:
Janë kryer 2,915 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 11 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Tiranë, 2 raste në Gjirokastër, Cërrik, 1 rast në Malësi e Madhe, Durrës, Berat, Kuçovë.
“Aktualisht po marrin trajtim spitalor 22 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes. Në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,807 që nga fillimi i epidemisë,” thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Shkodër 57
Tiranë 43
Berat 23
Elbasan 15
Lezhë 12
Korçë 7
Durrës 5
Gjirokastër 5
Fier 4
Dibër 3
Vlorë 2
Kukës 1
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.