Media Galeri

COP27, sekretari i OKB nis të lexojë fjalimin… e gabuar

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres do të bënte hapjen e konferencës në COP27 kur filloi me fjalimin dhe e ndërpreu pas fjalisë së parë.

“Bota po e humbet garën kundër krizës klimatike, por unë kam shpresë prej jush. Ju keni qenë të pamëshirshëm në kërkesën e llogarisë nga vendimmarrësit”, filloi Guterres por që menjëherë ndaloi konfuz për atë që po thoshte.

Më pas, duke qeshur me vete, ai tha: “Mendoj se lexova fjalimin e gabuar”.

Të gjithë filluan duke duartrokitur dhe duke qeshur deri kur atij i sollën fjalimin e duhur.

Guterres shpjegoi se ai do të fliste me një grup të rinjsh pas fjalimit të tij dhe kishte nisur të lexonte fjalimin që u drejtohej atyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë