Që Napoli është pretendente për të rifituar titullin sërish, këtë herë nën drejtimin e Antonio Contes, kjo është dicka që nuk do shumë për t’u kuptuar. Nëse ia del, Conte do të përsërisë suksesin e Spallettit, i fundit trajner që ka fituar një titull në “Diego Armando Maradona”. Por si janë të dy trajnerët e fundit që mund t’i japin një titull kësaj skuadre, pas 20 javësh në krye të saj. Të kaltrit kanë konsoliduar kryesimin me 47 pikë dhe të vetmet humbje janë ato që pësuan ndaj Veronës (në startin e sezonit), Atalantës dhe Lazios.
Por krahasuar me Napolin e Spallettit, ato peshojnë negativisht, pasi pas 20 javësh, skuadra që fitoi titullin kishte grumbulluar 53 pikë (pas 17 fitoreve, 1 barazimi dhe 1 humbje me Inter). Një sezon i paracaktuar për titull duket, por me ecuri të ndryshme, pa harruar që me Spallettin, Napoli merrte pjesë edhe në Kupat e Evropës. Një diferencë e qartë është sulmi ku shohim se me Spallettin, Napoli ishte makinë golash (48), ndërsa me Conten nuk ka shënuar më shumë se 32 pas të njëjtit numër ndeshjesh.
Mirëpo Antonio Conte funksionon më mirë në mbrojtje, me të skuadra ka pësuar 12 gola, 3 më pak se me Spallettin. Edhe tek ndeshjet me portën e paprekur, Conte është më mirë, 12 ndaj 8 të Spalletit. Aktualisht Napoli ka 15 fitore ndaj 15 rivalësh të ndryshëm dhe kërkon një rekord ambicioz, të fitojë ndaj të gjithë kundërshtarëve në kampionat. Skuadrat për t’u mundur mbeten Atalanta, Juventus, Lazio dhe Inter.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.