Sport

Conor McGregor tërhiqet papritur, për herë të tretë

Ylli i UFC (Ultimate Fighting Championship) Conor McGregor ka njoftuar tërheqjen e tij nga oktagoni, por jo të gjithë tifozët besojnë se kampioni i arteve marciale mikse ka vërtetë qëllim të braktisë sportin: kjo është hera e tretë që McGregor thotë se dëshiron të tërhiqet.

31-vjeçari irlandez kishte njoftuar tërheqjen e tij, për herë të fundit në 26 mars të vitit të kaluar, për tu kthyer sërish më pas të luftonte në janar kundër Donald Cerrone, të cilin e mundi në vetëm 40 sekonda. Në Twitter, kampioni i MMA kishte shkruar: “Përshëndetje njerëz! Kam vendosur të heq dorë nga ndeshjet. Faleminderit të gjithëve për kujtimet fantastike! Çfarë rrugëtimi që ishte!”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë