Real Betis, Panathinaikos dhe Shamrock Rovers janë mes skuadrave që pritet të rrisin nivelin e tyre në sfidat playoff të UEFA Conference League. Gent nuk ka fituar asnjë nga 3 ndeshjet që ka luajtur në shtëpi ndaj rivalësh spanjollë (2 barazime dhe 1 humbje). Udhëtimi nga Athina në Reykjavik është pothuajse 4000km. Temperatura mesatare në Shkurt në Islandë është në pikën e ngrirjes, ndërsa Athina nuk bie më poshtë se 10º celsius. Elementë për të mos u nënvlerësuar nga Panathinaikos. Rovers vizituan Molde-n në grupet e Conference League në sezonin 2022/23. Atje humbën 3-0 nën drejtimin e Bradley-t.

Historia do të shkruhet kur Omonoia dhe Pafos do të fillojnë të luajnë të parën ndeshje mes skuadrash qipriote në kompeticionet e UEFA-s. Omonoia ka fituar 21 herë titullin kampion në ishull, ndërsa Pafos rregjistron vetëm një Kupë të Qipros, atë sezonit të shkuar. Shënuesi më i mirë i sezonit me 6 gola, Marc Guiu (Chelsea) nuk luan në play-off, Një mundësi e mirë kjo për ndjekësit me 5 gola, Afimico Pululu (Jagiellonia) dhe Miloš Pantović (TSC) të mbyllin diferencën.

Johnny Kenny ka shënuar pesë gola, por ai u largua nga Shamrock Rovers. Copenhagen nuk ka fituar asnjë nga 7 ndeshjet ndaj skuadrave gjermane (1 barazim dhe 6 humbje) por do të provojë të “thyejë akullin” kur të luajë ndaj debutueses Heidenheim që nuk fiton në Conference League prej raundi të 3. Skuadrat e kualifikuara mes 16 më të mirëve janë: Chelsea (ENG), Vitoria SC (POR), Fiorentina (ITA), SK Rapid (AUT), Djurgarden (SWE), Lugano (SWI), Legia (POL), Cercle Brugge (BEL).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




