Shendet

Çomo: Nuk ka mbetur asnjë organ i trupit pa u prekur te të infektuarit nga Covid-19

Nga Gazeta Si - "Nuk ka mbetur asnjë organ pa u prekur nga Covid-19, sidomos te pacientët në gjendje të mesme, të rëndë dhe shumë të rëndë”. Kështu deklaroi shefja e Spitalit Infektiv Najada Çomo, lidhur me pasojat e pandemisë dhe sëmundjes te organizmi, gjatënjë forumi shkencor të Akademisë së Shkencave.

Çomo tha se deliriumi, psikoza dhe insomnia rebele janë 3 nga gjendjet që kanë qenë më të vështira si për t’u dalluar ashtu edhe për t’u mjekuar.

“Këshillim me psikologun ka qenë element i rëndësishëm. Element tjetër është fizioterapia, dy elementë që pacientët kanë pasur shumë nevojë”.

Ajo tregoi se deri më tani në 3 spitalet Covid janë ndjekur mbi 10.200 raste ku pjesa më e madhe(96.4%) kishin simptoma si këputje, anoreksi, dhimbje koke, te dridhura, temperaturë etj.

Si e përballoi Shqipëria pandeminë?

Mira Rakacolli, zv/ministria e Shëndetësisë tha se vendimi për një lockdown në shkurt të vitit 2020 ishte thelbësor që e ndihmoj vendin tonë për të parandaluar rrezikun e një kolapsi.

“Kjo pandemi ishte sfida më e madhe ku vuri në provë të gjitha sistemet shëndetësore por mund të them se sistemi ynë shëndetësor u lëkund por nuk u shemb.

Ndërkohë Eugena Tomini, drejtoresha e Institutit të Shëndetit publik tha në forumin shkencor se pandemia tregoi se vendi ynë kishte një mungesë të sistemit elektronik për të dokumentuar rastet si dhe “lindi edhe nevoja për të krijuar një network laboratorik publik dhe jo publik.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë