Nga Gazeta Si – Slalom-i gjigand në Kranjska Gora ishte gara e parë e këtij viti kalendarik në Kupën e Botës në ski për femra.
Gara e Sllovenisë konfirmoi formën e mirë të Lara Colturi-t që e mbylli vitin 2025 në podium.
Skiatorja kuqezi u rendit e treta në zbritjen e parë, pas Camille Rast (1’01”38) dhe Paula Moltzan (+33”).
Colturi mbërriti 37” pas vendit të parë dhe 4” pas të dytit duke u pozicionuar për një podium të mundshëm pas zbritjes së dytë.
Në përfundim të garës ajo e mbylli në vendin e 6-të me një diferencë prej 1’08” nga fituesja e Slalom-it gjigand, Camille Rast (2’00”09).
Colturi u parapri me vetëm 3” më pak nga Mikaela Shifrin që zuri vendin e 5-të.
E diela rezevervon garën e Slalom-it në të njëjtën pistë dhe Lara Colturi është pretendente për një vend në podium.
Në klasifikimin e përgjithshëm, Colturi është në vendin e 6-të (402 pikë) pas Shiffrin (743), Rast (603), Robinson (484), Scheib (460) dhe Goggia (428).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




