Njerez

Nobeli në Mjekësi për Victor Ambros dhe Gary Ruvkun, zbuluan mikroARN që rregullon aktivitetin e gjeneve

Nga Gazeta Si - Çmimi Nobel në Mjekësi u është dhënë Victor Ambros dhe Gary Ruvkun, dy biologë molekularë amerikanë të cilët kanë zbuluar mikroARN-në dhe rolin e saj në rregullimin e gjeneve.

Njoftimi u bë nga Asambleja Nobel në Institutin Karolinska në Stokholm, Suedi.

Ambros, profesor i shkencave natyrore në Shkollën Mjekësore të Universitetit të Masaçusets, kreu studimin që i dha atij çmimi në Universitetin e Harvardit. Ruvkun kreu kërkimin e tij në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts dhe është profesor i gjenetikës në Shkollën Mjekësore të Harvardit.

Në punën e tyre të hershme, dyshja studiuan përbërjen gjenetike të një krimbi të vogël të rrumbullakët 1 milimetër të gjatë. Pavarësisht nga madhësia e tij e vogël, ky krimb posedon shumë lloje të specializuara qelizash, të tilla si qelizat nervore dhe muskulore, të cilat gjenden gjithashtu te kafshët më të mëdha dhe më komplekse, duke e bërë atë një model të dobishëm për të hetuar se si indet zhvillohen dhe piqen në organizmat shumëqelizorë. MicroARN luan një rol kritik në rregullimin e aktivitetit të gjeneve. Hulumtimi i tyre ka dhënë njohuri themelore mbi mënyrën se si organizmat zhvillohen dhe funksionojnë.

Vitin e kaluar, çmimi iu dha Katalin Karikó dhe Drew Weissman për punën e tyre në vaksinat MRNA, një mjet vendimtar në frenimin e përhapjes së Covid-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë