Koleksioni i orave që i përkisnin ish-pilotit legjendar të Formula Uno, Michael Schumacher u shitën në një ankand për mbi 4.4 milionë Dollarë.
Panairi i mbajtur në Gjenevë shiti në total tetë ora, përfshirë marka tepër të njohura dhe ku kishte edhe logon e Ferrarit. Pikërisht kjo kishte edhe vlerën më të lartë, pasi u shit në këtë ankand për 1.6 milionë Dollarë.
Shitja u bë online 24 orë pas datës së programuar, pasi faqja pësoi një sulm kibernetik. Fitimet janë mbledhur nga familja e pilotit gjerman.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.