Nga Gazeta ‘Si’-Autorja koreano-jugore Han Kang është nderuar me Çmimin Nobel në Letërsi “për prozën e saj intensive poetike që përballet me traumat historike dhe ekspozon brishtësinë e jetës njerëzore”.
BREAKING NEWS
— The Nobel Prize (@NobelPrize) October 10, 2024
The 2024 #NobelPrize in Literature is awarded to the South Korean author Han Kang “for her intense poetic prose that confronts historical traumas and exposes the fragility of human life.” pic.twitter.com/dAQiXnm11z
Romani i saj Vegjetariania fitoi Çmimin Ndërkombëtar Booker në 2016. Ky roman gjendet i përkthyer edhe në shqip.
Han Kang bashkohet me radhët e Ernest Hemingway, William Faulkner, Toni Morrison, Gabriel García Márquez dhe Bob Dylan (një zgjedhje e diskutueshme që fitoi në 2016. )
Për dekadat e fundit, kategoria e letërsisë Nobel është dominuar nga autorë të bardhë.
Midis 2000 dhe 2023, vetëm shtatë njerëz me ngjyrë kanë fituar. Ky është një ndryshim i rëndësishëm nga çmimet Nobel për letërsinë e viteve 1980 dhe fillimit të viteve 1990, kur autorë me ngjyrë nga Egjipti, Nigeria, Meksika, Japonia, Saint Lucia dhe SHBA fituan të gjithë brenda të njëjtës dekadë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.