Çmimi “Lumo Skëndo i themeluar tre vite më parë nga qëndra kombëtare e librit dhe keximit rikthehet në edicionin e tretë ne 25 mars, për veprën më të mirë në për vitin 2023 dhe risjelljen në vëmendje të emrit të një figure të rrallë dhe të poliedrike siç është Mid’hat Frashëri.
Qëndra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka publikuar 10 kandidaturat për Çmimin “Lumo Skëndo” për vitin 2023.
Veprat e përzgjedhura janë:
“Fan Noli – Apostulli” nga Ilir Ikonomi,
“Frashëri i shquar, i panjohur”, Thomas Frashëri;
“Beteja për 20 përqindëshin” Ardit Bido;
“Një urë fjalësh mes nesh dhe tjetrit” Namir Lapardhaja;
“Zbulimi i Erosit në antikitet”, Artan Fuga;
“Njeriu si një tjetër”, Natasha Lako;
“Takimet e mia me…”, Blendi Fevziu;
“Unë jam Kosovë”, Migjen Kelmendi;
“Dëshmi dhe kujtesë”, Astrit Lulushi.
Juria e edicionit të tretë të çmimit “Lumo Skëndo”, përbëhet nga botuesja Arlinda Dudaj, Uran Butka, pedagogia Belina Budini, studiuesi dhe pedagogu Bledar Kurti si dhe studiuesi Ardit Gjinali.
Nisur edhe nga dy edicionet e mëparshme, Çmimi “Lumo Skëndo” shihet si një vlerësim për të nxjerrë në pah vlerat më të mira të këtyre botimeve, që kanë një rol në diskutimet publike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.