Menaxhim

Çmimi i naftës ulet edhe me 8 lekë. Deri më 21 mars do të jetë 203 lekë/ litri. Në bursë rritet lehtë

Gazeta Si – Bordi i Transparencës për kufizimin e çmimeve të naftës, vendosi që nafta me pakicë të tregtohet në vlerën e 203 lekëve për litër deri në datën 21 mars 2022.

Benzina dhe gazi për të njëjtën periudhë, do të tregtohen respektivisht 206 dhe 93 lekë/litër.

Mbledhja e radhës së bordit pritet të jetë të hënën e 21 marsit kur do të vendoset çmimet e ardhshme të tregtimit.

Ministria e Financave urdhëron të gjithë operatorët e shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, të zbatojnë vendimin ose në të kundërt do të përballen me penalitetet.

Gjatë ditës së sotme, në bursë nafta pësoi një rritje të lehtë me 1 dollarë për fuçi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë