Treg

Çmimi i naftës bie nën 100 dollarë për fuçi nga sjellja konsumatore

Mëngjesin e së enjtes së 14 qershorit, çmimi i naftës në bursë ra në vlerën e 99 dollarëve për fuçi e deri në 95, në Texas.

Çmimet e naftës patën nisur një tendencë rënëse për rreth dy javë, për shkak të shqetësimeve të recesionit ekonomik, pavarësisht se eksportet nga Rusia dhe Libia kanë qenë në rënie.

Gjithçka është e nxitur në këtë moment nga sjelljet konsumatore dhe kjo ka shkaktuar shumicën e humbjeve të regjistruara në tregjet e naftës gjatë javëve të fundit”, tha Howie Lee, një ekonomist në bankën OCBC të Singaporit.

Ndërkohë, me mbivlerësimin e dollarit, blerësit e naftës po e marrin atë më shtrenjtë nga SHBA, e cila po përballet me inflacionin më të lartë në 40 vite. 

Edhe shqetësimet për një valë tjetër të madhe të Covid-19 në Kinë, kanë mbajtur “me kapak” fuçitë e naftës dhe çmimet e tyre.

Importi ditor i naftës në Kinë arriti pikën më të ulët, pasi kërkesa ra nga kufizimet e Covid.

Presidenti i SHBA, Joe Biden do të fluturojë të premten për në Arabinë Saudite, ku do të marrë pjesë në një samit të aleatëve të Gjirit Persik dhe do t’u bëjë thirrje atyre të nxjerrin më shumë naftë në treg.

Megjithatë, kapaciteti rezervë në OPEC është duke u pakësuar, me shumicën e prodhuesve që prodhojnë me kapacitetin maksimal dhe është e paqartë se sa mund të shtojë Arabia Saudite në treg, sipas Reuters.

Ndërkohë, në Shqipëri, çmimi i naftës është 240 lekë/litër për pakicën dhe 228 për shumicën, sipas vendimit të fundit të marrë nga Bordi i Transparencës, më 8 korrik.

Që në krijimin e tij, Bordi synonte mesatarizimin e çmimit të naftës në vend, sipas bursës, e cila ka bërë shumë lëvizje që nga e premtja e shkuar, kur u dha vendimi për çmimin e naftës në vend.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë