Libra

Çmimi Booker 2021 i shkon një shkrimtari jug-afrikan

Damon Galgut me librin e tij “Premtimi”, ka fituar Çmimin Booker 2021, çmimi më prestigjioz letrar në gjuhën angleze.

Autori, i lindur në Pretoria (në Afrikën Jugore) në vitin 1963, është ndër shkrimtarët më të suksesshëm të brezit letrar të Afrikës së Jugu. Në vitin 2013, Galgut u fut në Akademinë Amerikane të Arteve dhe Letrave. Ai jeton në Cape Toën, Afrika e Jugut. Shkrimtari kishte qenë tashmë dy herë në listën e ngushtë të Booker-it dhe kishte dalë nga ato finale i zhgënjyer nga mungesa e fitores. Por kësaj here u kompensua me sagën familjare “Premtimi”.

Libri, vepra e nëntë e Galgut, tregon historinë dhe rënien e një familjeje afrikano-jugore gjatë katër dekadave, duke filluar në kohën kur kishte ende aparteid (doktrinë politiko-shoqërore në Republikën e Afrikës së Jugut e cila ekziston që nga viti 1948).

Anëtarët e kësaj familjeje, të përhumbur nga një premtim i thyer, humbasin nga sytë njëri-tjetrin pas vdekjes së nënës së tyre.

Jeta e tri fëmijëve të gruas vazhdon veçmas përgjatë ujërave të paeksploruara të Afrikës së Jugut: Anton, djali i hidhëruar nga potenciali i pashprehur që është jeta e tij; Astrid, fuqia e së cilës qëndron te bukuria; dhe më i riu, Amori, jeta e të cilit është formësuar nga një ndjenjë e mjegullt faji. Duke e gjetur veten në katër funerale gjatë tri dekadave, familja në krizë pasqyron atmosferën e vendit të tyre: pakënaqësi, rinovim dhe më pas shpresë, në një dramë epike që padiskutim do të rrëmbejë lexuesit.

Një turne letrar, siç përcaktohet nga “Booker”, i cili ngriti në fron “Premtimin” për cilësinë e rrëfimit, për ushqimin për mendimin që ofron mbi një temë aktuale si integrimi dhe për kujdesin ndaj strukturës dhe stilit.

Por në të vërtetë, komploti është vetëm mjeti për një histori që zbulon zemrën e errët të historisë së fundit dhe të trazuar të Afrikës së Jugut; aparteidi, rekrutimi, paqja dhe pajtimi janë të gjitha të fshira.

Siç thotë një personazh, “Nëse Afrika e Jugut dështon, Moska do të pijë shampanjë”.

Romani rrjedh nëpër vetëdije dhe kohë me një ritëm. Dëgjojmë për Mandelën, të transportuar “nga qelia në fron”, dhe Kupën e Botës në regbi, të liderëve Zuma dhe Mbeki. “Shihni sa shumë ka ndryshuar”, deklaron një personazh.

“Booker Prize” është një çmim letrar i krijuar në vitin 1968, i cili i jepet romanit më të mirë ë shkruar (përkthyer) në gjuhën angleze. Fituesit të Booker Prize i sigurohet famë dhe sukses ndërkombëtar, duke i dhënë një tjetër në tregun e librave.

Fitues i këtij çmimi ka qenë edhe shkrimtari Ismail Kadare, në vitin 2005.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë