Ndarja e çmimeve Emmy është shtyrë për gati katër muaj, njoftuan organizatorët, ndërsa grevat e aktorëve dhe skenaristëve të Hollywoodit vijojnë ende dhe nuk ka asnjë zgjidhje në horizont.
Ekuivalenti televiziv i çmimeve Oscar ishte dashur të mbahej këtë shtator, por tani do të mbahet në mes të janarit të vitit të ardhshëm, njoftuan televizioni Fox dhe Akademia e Televizionit.
“Kemi kënaqësinë t’iu njoftojmë se çmimet e 75-të Emmy do të transmetohen të hënën, më 15 janar 2024”, tha një zëdhënës i Fox.
Çmimet Emmy janë ngjarja më e rëndësishme argëtuese deri më tani që është shtyrë për shkak të grevës së parë të përbashkët të aktorëve dhe skenaristëve në të gjithë Hollywoodin në më shumë se 60 vjet.
Hera e fundit që çmimet Emmy u shtynë ishte në vitin 2001 pas sulmeve të 11 shtatorit.
Për shkak të grevës së vazhdueshme të aktorëve, yjet nuk do të mund të merrnin pjesë në Emmy nëse greva e aktorëve do të ishte ende në fuqi në kohën e ceremonisë, gjë që do të ishte katastrofike për vlerësimet televizive.
Skenaristët gjithashtu nuk duhet të shkruajnë monologë apo shaka për prezantuesit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.