Muzike

Çmenduria e dashurisë i jep 18 minuta duartrokitje Ermonela Jahos

Udhëtimi vajtje-ardhje për dëlirësi dhe erotizëm që  bën Jules Massenet në operën e tij “Thais” ka entuziazmuar mbrëmë publikun e Teatrit Mbretëror në Madrid,  që ka duartrokitur 18 minuta në këmbë  Placido Domingon, sërish në rolin e tenorit dhe sopranon shqiptare Ermonela Jaho, madhështore në rolin e saj të kurtizanes-shenjtore.

Dirigjuar nga i shkëlqyeri Patrick Fournillier, ekspert në operën e kompozitorit francez  -dhe  themelues dhe drejtor  muzikor i Festivalit “Massenet de Saint-Étienne”, qyteti i lindjes së Massenet – Domingo dhe Jaho kënduan për publikun në atë që është opera e fundit e sezonit 2017-2018 në Teatrin Mbretëror.

Mallëngjyese dhe e mallëngjyer deri në lot mbretërorë që njomnin fytyrën e saj në skenën e fundit, Jaho falënderoi së bashku me Domingon shumë të emocionuar ovacionin e stuhishëm që zgjati 18 minuta që ata që duartrokitën shumë ishin edhe tenori Michele Angelini (Nicias), baritoni Jean Teitgen (Palemon) dhe drejtori i orkestrës.

Në këtë version koncertor të veprës së Massenet-it, artisti madrilen u kthye në interpretimin e “interesantit dhe të ndërlikuarit” murgut Athanael, një rol që e magjeps në atë që shfaq anën e tij më dramatike dhe të torturuar dhe që vijon ta inkuadrojë përsosur  në 77 vitet e tij.

Bariton në vepra si “Simon Boçanegra”, “Nabuco”, “Rigoletto” apo “Il trovatore”, Domingo gëzon të tilla ovacione që e shohin të kthehet në regjistrin e tenorit që e bëri të famshëm dhe “Thais” është një nga mjetet e tij të preferuar.

Artistit, i cili është  gjithashtu drejtor orkestre i pëlqen të interpretojë në versionin koncertor disa nga veprat, sepse, argumenton ai,  “duke mos qenë lëvizja, përqendrimi i këngëtarëve është më i madh”, dhe si ai po ashtu edhe Jaho kanë qenë të përsosur në rolet tyre, aty  ku spiritualiteti dhe sensualiteti  kthehen në zë dhe hapësirë.

Personazhi i Athanael-it ndien qysh i ri një admirim ‘thuaje një pasion’për Thais-in, por kur vetëdijësohet që të gjithë burrat çmenden për të, merr përsipër ta shpëtojë, ndoshta vetëm për shkak të xhelozisë. Do ta shpëtojë “mëkataren”, po, por gjithashtu është i dashuruar me të  dhe hyn në një qerthull dëshpërimi kur kurtizania,  i nënshtrohet dëlirësisë dhe i dorëzohet pendesës, pendesë që e merr atë  në jetën e përjetshme, duke e lënë murgun të digjet në flakët e pasionit.

Kur Thais, konvertohet më në fund në një shenjtore, Athanael-i çmendet dashurisë për të, një melodramë që Domingoja e këndoi vitin e kaluar me Nino Machaidze dhe që e ka interpretuar së bashku me Jahon në Pekin,  në muajin shkurt, në produksionin  të drejtuar nga Hugo de Ana.

Një nga çastet më të veçantë, ajo me violinë e  “Meditimit të Thais” shumë i duartrokitur nga publiku, hapi portën e një “duoje thuajse të përjetshme’ që e kanë emërtuar dhe njohur me duartrokitje të gjata në prezantimin e një prej veprave kulmore të Massenet, ngjitur në skenë në Teatrin Mbretëror më 1916-ën .

Për Jahon, të cilëne mbajnë mend mirë në Teatrin Mretëror për interpretimet e magjishme të “La Traviata” dhe "Madama Butterfly", ai i Thais është një rol “ i ndërlikuar” si për nivelin vokal ashtu edhe interpretuesm sepse kalimi i një personazhi që nis si prostitutë dhe përfundon duke iu dorëzuar Zotit kërkon “gjihçka që mund të të ofrojë zëri’ dhe ajo e ka dhënë pa kursyer asgjë.

Veshur në pjesën e parë me një fustan të kuq dhe në të dytën një rrobë në të gjelbër uji, me trupin të qëndisr prej teminash, ndryshoi nga kurtizania në shenjtoren si kur funksioni të dramatizohej dhe Domingo me rrobën dhe këmishën e errët, e ndoqi në çdo çast në kalimin e saj.

*El Imparcial/ Përktheu Suadela Balliu


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë