Gazeta Si – Ditë më parë atleti i kërcimit së gjati, Izmir Smajlaj, fitoi pafajësinë pas një procesi gjyqësor. Pezullimi nga AIU iu hoq menjëherë, por vetëm sot shkodrani ka thënë fjalën e tij me një postim në rrjetet sociale.
Smajlaj thekson në postimin e tij të shkurtër se i drejti nuk mposhtet kurrë. Sportisti shqiptar, kampion Europe, ishte pezulluar me pretendimin për mashtrim në një garë, por më pas rezultoi se gjithçka ndodhi për faj të drejtuesve të federatës së atletikës dhe jo të tij.

“I drejti nuk mposhtet kurrë! I pafajshëm! Falë një beteje të gjate ligjore me AIU, Sport Resolution (ose Gjykata Sportive BotËrore) me seli në Londër, ka shpallur PA-FAJESINË time kundrejt aludimeve për mashtrim ndaj një gare, ku isha pjesëmarrës.
Isha i bindur që gjyqtarët e huaj do të vlerësonin të vërtetën dhe do të kuptonin që çdo gjë që ishte hetuar, ishte e gabuar dhe pa fakte ndaj meje, ndaj jam tejet i lumtur dhe me anë të këtij postimi ju komunikoj edhe rikthimin tim në pistë”, – shkruan mes të tjerash Smajlaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



