Shendet

Cila është koha e duhur për t’u testuar për Covid-19?

Që nga shfaqja e variantit të ri Omicron, udhëzimet e ekspertëve janë testimi dhe masat mbrojtëse.
Megjithatë, përveç disponueshmërisë së testeve që tashmë janë të shumëllojshme shumë njerëz kanë pyetjen se kur është koha e duhur për t’u testuar nga Covid-19.
Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA (CDC) deklaron se individët e ekspozuar ndaj korona virusit duhet të testohen pesë ditë pas ekspozimit ose sapo të fillojnë të përjetojnë simptoma.

Profesoresha e shëndetit publik në Universitetin e Edinburgut, Linda Bauld, ka deklaruar me variantin e ri mund ta merrni Covid-19 më shpejtë.
“Ajo që ndodh është se njerëzit po mbartin më shumë virus në rrugët e sipërme të frymëmarrjes dhe po riprodhohet mjaft shpejt, kështu që edhe nëse janë të ekspozuar ndaj një sasie të vogël virusi, ne mund ta marrim atë shumë shpejt. Nëse njerëzit kanë akses në testim, siç e kanë tashmë në shtëpinë e tyre dhe janë të informuar se kanë rënë në kontakt me një rast pozitiv, sigurisht që është e arsyeshme që brenda 24 orëve të para të përdorin një nga ato teste dhe të vazhdojë ta bëjë këtë për disa ditë”, shtoi Bauld.
Megjithatë ajo shtoi se në një rrethanë kur testet nuk janë lehtësisht të disponueshme duhet të prisni të paktën dy ditë përpara se të testoheni.

“Testet e antigjenit që zbulojnë një proteinë në virus dhe jo në materialin gjenetik nga virusi janë më pak të ndjeshme sesa testi PCR që do të thotë se mund të keni nevojë për pak më shumë ngarkesë virale për të kuptuar nëse keni Covid-19 apo jo”, shtoi ajo.
Eksperti i shëndetit publik të “Universitetit Imperial”, Azeem Majeed tha se njerëzit duhet të fillojnë testimin menjëherë që kur ekspozohen dhe të vazhdojnë testimin për 10 ditë pas. Ai shtoi se ndërsa shumë njerëz bëhen infektues që dy ditë pas ekspozimit, është ende më e sigurt të testohen çdo ditë nga kontakti me një person pozitiv, pasi zhvillimi i simptomave mund të ndryshojë midis njerëzve.
Burimi:The Independent/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë