Saga për të ardhmen e Ivanka Trump është pasuruar me një detaj të ri: Jared Kushner, bashkëshorti i saj dhe dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, ish- këshilltar i Shtëpisë së Bardhë dhe lobist i madh i Marrëveshjeve Abrahamike, do të nisë një fond investimesh të bazuar në Majemi.
Kompania do të quhet “Affinity Partners” dhe ndoshta do të ketë gjithashtu një zyrë në Izrael, me të cilën do të bëjë biznes në rajon, por edhe në Indi, Afrikën e Veriut dhe zonën e Gjirit.
Sipas burimeve të agjencisë së lajmeve “Reuters”, e cila publikoi lajmin e para, Kushner është ende duke përfunduar detajet.
Gjithashtu, për këtë arsye emrat e investitorëve të mundshëm ose fushat e interesit të fondit nuk janë zbuluar ende.
Të përjashtuar nga qarqet liberale të Nju Jorkut, që ata frekuentuan para aventurës politike të fundit në Shtëpinë e Bardhë, të përfunduar në mërgim – të artë, por ende të detyruar – në një ishull përballë Miami Beach, Jared dhe Ivanka tani me siguri do të marrin dy rrugë të ndryshme.
Ndërsa bashkëshorti, me një të kaluar si zhvillues i pasurive të paluajtshme, do të largohet nga politika dhe do të hyjë në në fushën e financave, gruaja e tij e bukur, po shqyrton një kandidaturë për të qenë anëtarë e Senatin amerikan.
Megjithatë në fillim, Kushner do të rrëfejë katër vitet e tij në Shtëpinë e Bardhë në një libër ku ai ka punuar për gjashtë muaj dhe i cili duhet të dalë në fillim të vitit 2022.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



