UCI, federata botërore e çiklizmit, ka njoftuar se “Tour de France” 2020 do të nisë në 29 gusht e do të përfundojë në 20 shtator për shkak të emergjencës koronavirus. Vendimi fikson gjithashtu edhe piketat për Giro d’Italia: Gara e Kuqe mund të zhvillohet në fakt pas Botërorit të parashikuar nga 20 në 27 shtator në Aigle-Martigny, në Zvicër, para Vuelta së Spanjës.
Njoftimi ka ardhur në përfundim të një takimi me video-konferencë ku morën pjesë shoqata e organizatorëve (përveç përfaqësueseve të ASO, RCS e Flanders Classics), ajo e skuadrave (AIGCP) sindikata e çiklistëve (CPA), për një votë unanime.
Sipas komunikatës së UCI, bllokimi i garave është zgjatur deri në 1 korrik, por për eventet e WorldTour duhet pritur deri në 1 gusht. “Të garosh këtë event në kushtet më të mira të mundshme konsiderohet thelbësore duke pasur parasysh rolin qendror në ekonomikë e çiklizmit, në veçanti për skuadra që kërkojnë të marrin avantazhin e një vizibiliteti të paparë”, lexohet në deklaratën e UCI.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




