Pandemia e Covid-19 ka ndërprerë ëndrrat e shumëkujt që dëshironte një martesë të madhe.
Por një çift që ka lidhur martesë në Malajzi ka arritur të ruajë si kufizimet që lejojnë grumbullime deri në 20 (pra ka pasur 20 të ftuar në dasmë) por ka mirëpritur edhe 10.000 të ftuar të tjerë, përmes një mënyrë tepër të veçantë, raporton BBC.
Të dielën, çifti ishte ulur jashtë ndërtesës së madhe të qeverisë në Putrajaya, në jug të kryeqendrës Kuala Lumpur, ndërsa mysafirët kalonin ngadalë me veturat e tyre pranë.
Xhamat e veturave duhet të ishin të mbyllura dhe të ftuarit mund të përshëndesnin çiftin nga makinat dhe nga një distancë e sigurt fizike.
Mund të mos duket një dasmë e zakonshme, por edhe Tengku Muhammed Hafiz dhe bashkëshortja e tij Oceane Alagia, nuk janë një çift i zakonshëm.

Tengku është i biri i një politikani me ndikim, ish-ministri Tengku Adnan, i cili po ashtu po festonte ditëlindjen e tij të dielën.
“Jam i informuar se ka më tepër se 10 mijë vetura këtu në mëngjes”, shkroi Tengku Adnan në Facebook.
“Unë dhe familja ime jemi shumë të nderuar. Faleminderit për respektimin e masave”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



