Ngjarje

Christina Koch, astronautja e parë grua thyen rekordin në hapësirë

Astronautja e NASA-s Christina Koch është kthyer në Tokë këtë mëngjes pasi theu rekordin më të ri kohor që u kalua në hapësirë nga një austronaute femër. Koch sëbashku me kolegët e saj Luca Parmitano dhe Alexander Skvortsov u kthye në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor pas 328 ditësh.

Koch tashmë ka bërë histori dhe është një ndër të paktat femra që ka ndërmarrë rrezikun për të qëndruar shumë kohë në hapësirë.

“Është vërtet kënaqësi të jesh në një vend ku mund të fluturosh pa qenë as në tavan dhe as në dysheme,” tha ajo për mediat.

Koch e quajti fluturimin e saj “të mrekullueshëm” dhe tha se kishte dëshirë që të frymëzonte brezin e ardhshëm të eksploruesve. NASA tha që misioni i Koch do t’u sigurojë studiuesve të dhëna se si graviteti dhe rrezatimi hapësinor ndikon në fluturimet me kohë të gjatë.

Gruaja e parë në hapësirë ​​ishte sovjetikja Valentina Tereshkova, fluturimi hapësinor i së cilës në vitin 1963 është ende misioni i parë që u krye vetëm nga ajo. Tashmë ajo është deputete në parlamentin rus dhe përfaqëson partinë Rusia e Bashkuar.

Valentina Tereshkova

Kthimi i Koch përkon me një reklamë të prodhuar nga firma Olay, e cila hera herës bën thirrje për përfshirjen e grave shkencë.  Në reklamë shfaqet astronauti i NASA-s Nicole Stott pranë kompanisë dhe premton se do të dhurojë 500.000 dollarë për organizatën e grave “Women Who Code” e cila punon me vajza të reja që kërkojnë të bëjnë karrierë në fushën e teknologjisë dhe shkencës./Daily Mail/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë