Kinema

Chernobyl: Seriali televiziv që përcëllon trurin

Është ora  01:10.

Burri që drejtoi komisionin e hetimit të aksidentit është ulur në tavolinën e kuzhinës së tij përballë një mikrofoni dhe një kasetofoni duke dëgjuar regjistrimet që ka bërë, duke detajuar gjithçka që di rreth asaj që ka ndodhur më parë, gjatë dhe pas asaj nate kataklizmike kur reaktori nr.4 i Çernobilit shpërtheu, pas testit të sigurisë.

Katastrofa që nisi me një shpërthim rreth orës 01:15 në stacionin bërthamor të Çernobilit në Ukrainën Sovjetike  më 26 prill të 1986-s, luhet në mënyrë grafike në pesë episode njëorëshe. Nëse zërat janë të vërteta, se  rreth botës e luajtën tmerrin e asaj çfarë ndodhi  në  qytetin e ri të Pripjatit ( tanimë i braktisur) në mënyrë që të ruanin stacionet e tyre bërthamore , atëherë ky serial të bën të kuptosh pse-në.

Veprimi nis dy vjet pas ngjarjeve në apartamentin e vogël të fizikanit Valery Legasov (Jared Harris).Ajo që vijon është një rrëfenjë e gjatë e mbulimeve burokratike, nivele alarmante  të rrezatimit toksik dhe një tragjedi e madhe mund të kishte marrë përmasa apokaliptike nëse nuk do të ishte për kurajën vetëflijuese të atyre që me dashje apo jo lanë jetët për të kufizuar shkallën e katastrofës.

Kur e di ç’ka ndodhur, shikimi bëhet i vështirë. Të shohësh të gjithë qytetin që rri mbi urë, fëmijët ende me pizhame që shohin zjarrin përmes një mjegulle hiri radioaktiv, është i kobshëm. Mund edhe të bëhet i pështirë. Por atmosfera që zien presionin e produksionit, shtrimi i ndryshimit të skenave dhe aktrimi i shkëlqyer –nuk  ka theks të shtirur rus – na jep diçka të ndryshme dhe speciale: një pjesë të jashtëzakonshme, të rëndësishme të  zhanrit të dramatizuar  të non-fiction.

Stellan Skarsgård luan  Boris Shcherbina, një politikan i ashpër  karrierë që nis të vërë në lojë vijën e partisë bazuar në padije dhe vetëkënaqje derisa ai mbërrin në skenë dhe e sheh vetë se vlerësimi i rëndë i Valery Legasovit mbi situatën është tmerrësisht i saktë.

https://www.youtube.com/watch?v=s9APLXM9Ei8

Emily Watson, interpreton fizikanen bërthamore bjelloruse të quajtur Ulyana Khomyuk, e cila e kupton shkallën e asaj që ka ndodhur nga zyra e saj në Minsk, përpara se ata në terren të kenë gjetur se çfarë po ndodh. Ajo mbërrin, e paftuar, edhe i ofron Legasovit një këshillë, sesi të gjarpërojë mes krizës.

Me të ajo përpiqet të gjejë të vërtetën e shkakut të aksidentit duke ditur se nuk duhet të ndodhë më. Të tre aktorët kanë performanca të paharrueshme, me emocionet që shkojnë në nivelet sovjetike të viteve ’80. Ata portretizojnë një botë pa ngjyra, të pasqyruar në regjinë madhështore të  Johan Renck, i cili rrallë lëviz përtej gamës  jeshile-gri-kafe.

Pasi transmetimit të tre nga pesë episodet e tij, seriali “Chernobyl” e gjeti rrugën drejt majës së 250 serialeve televizive më të mira në historinë e listës së IMDB-së. Ndërsa klasifikimi i bazuar tek votimet e fansave mund të duket hiperbolike, duke qenë se drama ka mbërritur vetëm në gjysmë të saj, nuk është se nuk e meriton nderin.

“Chernobyl” është televizioni mjeshtëror, sa magjepsës aq edhe mbërthyes dhe është i pamëshirshëm në tensionin e tij të tmerrshëm, duke refuzuar të shtensionojë të paktën për një çast. Është  një film katastrofe, spiunazh, horrori, trileri politik dhe një dramë njerëzore dhe e vërvit secilën pllakë, në mënyrë mjeshtërore.

Tmerri është i pandërprerë dhe eksplicit dhe imazhet e trupave të shkrumbuar që kalbëzohen , nuk mund të harrohen e megjithatë nuk ndihet tronditëse për hir të tronditjes. Shpesh seriale prestigjiozë si ky – të shtrirë, të kushtueshëm dhe ambiciozë – bien pre e fjalëteprive dhe Chernobyl është padyshim i shkruar mjaftueshëm mirë për ta justifikuar këtë.

Por  sa kinematik aq edhe i vetëdijshëm është në dialog dhe ka durimin për t’i lënë pamjet të bëjnë ngritjen e peshave të rënda, kur u kërkohet. Ka skena pa fjalë që të bëjnë të mbash frymën; një grua që sheh nga biçikleta ndërsa një autobus plot me njerëz dërgohet më në fund jashtë Pripjatit; qentë që ndjekin mjetet që ikin, betoni që hidhet mbi arkivole; një dre i ngordhur në gjunjë përpara pemëve fërgëlluese.

“Parapëlqej opinionin tim para tëndit”, mburret një zyrtar, Garanin, pavarësisht informacionit që po i paraqitet. Faktet janë thjesht çështje interpretimi. Mjegullimi i së vërtetës është i shfrenuar dhe katastrofik. Mund të mos jemi duke jetuar nën kërcënimin e KGB-së, por kërcënimi i mbikëqyrjes së vazhdueshme nuk ndihet edhe aq larg. Refuzimi i dijes shkencore, ekspertëve, ka pasoja të tmerrshme. Është e kuptueshme  që audienca moderne të transportohet drejt Çernobilit, pasi  rezonanca bashkëkohore është e plotë.

“Chernobyl” nuk duhet të ishte aq i kënaqshëm sa është. Si një dramë, është e zymtë, në mënyrë të pandërprerë. Edhe me gjurmët e heroizmit –Legasov dhe Khomyuk që sfidojnë zyrtarët e partisë që të përpiqen dhe të gjejnë burimin e degëzimeve të katastrofës – zbuten nga ata duke dërguar njerëz të pafajshëm drejt vdekjes. Ky është televizioni që përndizet drejt e në trurin e shikuesit. Pavarësisht tmerreve, pesë episode nuk ndihen mjaftueshëm.

Fakt apo Fiction?

Orë pas aksidentit më të tmerrshëm bërthamor, inxhinieri Oleksiy Breus hyri në dhomën e kontrollit të reaktorin nr.4, në stacionin bërthamor të Çernobilit, në Ukrainë. Anëtar i stafit të stacionit nga viti 1982, ai u bë dëshmitar i pasojave të menjëhershme në mëngjesin e 26 prillit të vitit 1986.  Rusët dhe ukrainasit e kanë ndjekur përmes internetit dhe ka pasur vlerësime të favorshme në siten e filmave rus Kinopoisk.Breus ka punuar me shumë nga individët e portretizuar në film dhe ka dhënë verdiktin e tij për serialin.

Po sa fakte dhe trille ka seriali? “Jam habitur që na sollën atje” thotë Breus , ndërsa mbërrin në punë mëngjesin pas shpërthimit. “Reaktor ishte shumë i dëmtuar dukej se nuk kishte më ç’të bëhej atje.”  Disa nga ngjarjet që ai dëshmoi atë mëngjes janë përshkruar në mënyrë realiste në serial, ka thënë ai, por të tjerat i përshkruan si trill.

“Katastrofa e Çernobilit është përshkruar në një mënyrë shumë të fuqishme, si një katastrofë globale që përpiu një numër të madh njerëzish. Gjithashtu emocionet dhe humori atë kohë janë shfaqur sajtëm si mes personelit, ashtu edhe autoriteteve. Megjithatë, aspektet teknike kanë mospërputhje...që mund të mos jenë krejt gënjeshtra, por thjesht fiksion”,shton ai.

Por personazhet kryesore? Në zemër të historisë shtrihen tre personalitete: drejtori i stacionit  Viktor Bryukhanov, kryeinxhinieri Nikolai Fomin dhe zv.kryeinxhinieri  Anatoly Dyatlov. Oleksiy Breus i sheh portretizimet e tyre  “jo fiksion, por një gënjeshtër zhurmëmadhe”

“Personazhet e tyre shtrembëruar dhe paraqitur keq, sikur të ishin kriminelë. Ata nuk ishin të tillë.” Me gjasë, Anatoly Dyatlov  u bë anti-heroi i shfaqjes pasi si i tillë perceptohej nga punonjësit e stacionit bërthamor, vartësit dhe menaxhimi kryesor, në fillim, por më pas ky perceptim ndryshoi.

Lufta e ftohtë televizive

Seriali duket se ka rindezur një lloj lufte të ftohtë. Tani televizioni shtetëror rus do të transmetojë serialin e tij rreth katastrofës së Çernobilit, por ndryshe nga seriali i HBO, që ka tronditur shikuesit nëpër botë, ky version do të pretendojë se një spiun i CIA-s, ishte i pranishëm  në aksidentin më të tmerrshëm bërthamor në histori.

“Çernobil” që do të transmetohet në kanalin NTV, rus duket se po përmbush një kërkesë të kolumnistëve të tabloideve dhe lajmeve të televizionit shtetëror, për një rrëfim më patriotik të historisë.

Craig Mazin, krijuesi i serialit të HBO, u fiksua mbi detaje të vogla si lidhëset e këpucëve de telefonat dhe përshtati rrëfime të dorës së parë nga të mbijetuar , për të rikrijuar në mënyrë origjinale Bashkimin Sovjetik të 1980-s.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë