Todd Boehly dhe pjesa tjetër e bordit të Chelseat janë të gatshëm të lejojnë largimin në formë huazimi të Armando Brojës, për aq kohë sa klubi që shpreh interesim për shërbimet e tij do të paguajë klauzolën e tij prej 35 milionë eurosh.
Klubi londinez është i gatshëm të ndihmojnë palët e interesuara për shërbimet e Brojës të cilat kanë probleme me ‘Fair-play financiar’ për ta bërë të mundur transferimin.
Për Brojën interesim të madh kanë shfaqur dy klubet e tjera të Premier Ligës, Fulhami dhe Wolverhampton.
Sidoqoftë, ato e kanë mjaft të vështirë transferimin e tij për shkak të rregullave financiare.
Andaj, edhe një ofertë huazimi me obligim blerjeje prej 35 milionë eurosh në fund të sezonit, do t’u shkonte përshtat bluve të Londrës.
Chelsea bëri një marrëveshje të njëjtë me Newcastle kur e çuan në formë huazimi Leëis Hall, por me obligim blerjeje gjatë verës. Newcastle u pajtua të paguajë shumën prej 28 milionë eurosh, ku shtatë milionë prej tyre erdhën si shtesa për 19-vjeçarin në muajin gusht.
Sa për Brojën, ai është paraqitur në 17 ndeshje në të gjitha garat për Chelsean këtë sezon dhe ka qenë autor i dy golave./Telegrafi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




