Art dhe Kulture

Checco Zalone dashurohet me Helen Mirrenin … në një videoklip për vaksinën

Helen Mirren, 75 vjec ka bashkuar forcat me një komedian italian në një skeç ku promovohet vaksina anti-Covid ndërsa ai dashurohet pas saj pasi kupton se ajo ka bërë vaksinën.

Fituesja e çmimit Oskar, 75 vjeç, u shfaq në klipin argëtues me komedianin Checco Zalone, i cili dashurohet marrëzisht me të kur mëson se ka marrë një dozë të vaksinës dhe nis në një melodi pasionante për nder të saj.

Kjo vjen ndërsa Italia më në fund arriti objektivin e saj për të administruar 500,000 vaksina në ditë pas një fillimi të ngadaltë të shpërndarjes së dozave, me të paktën 14 milion njerëz që kanë marrë dozën e parë deri më tani.

Në klip, me titull “La Vacinda”, Zalone, emri i vërtetë i të cilit është Luca Pasquale Medici, luan një Spanjoll I cili ndalon në një shtëpi në Pulia, ku Helen aktualisht zotëron një shtëpi në fermë, për t’i kërkuar asaj ti tregojë rrugën.

Aktorja, e cila po kujdeset për një pemë, fillon ti tregojë se nga duhet të shkojë, por Zalone shpërqendrohet nga shpatulla e saj e ekspozuar.

Duke pyetur pse ajo e ka shpatullën e djathtë jashtë, Helen i tregon se ajo kishte bërë dozën e parë të vaksinës cka bën që Zalone të fillojë të këndoje për të.

Video më pas tregon çiftin duke shijuar një shëtitje romantike në vreshta dhe duke shijuar çaj në shtëpinë e saj.

Refreni lidhet me vaksinën pasi thotë “Më pëlqen të kërkcej me këtë vajzë të imunizuar”.

Zalone postoi klipin në faqen e tij në Facebook, duke shkruar: ‘Imuniteti i tufës nuk ka arritur akoma, por të paktën ekziston vaksina.’

Për shumë vite Helen ka pasur një shtëpi pushimi në Tiggiano në Pulia me burrin e saj Taylor Hackford dhe më parë ka dhënë mbështetjen e saj pas një fushate për të ndaluar një bakter vdekjeprurës që ka prekur mijëra pemë ulliri në zonë.

Në fillim të kësaj jave Italia më në fund arriti objektivin e saj për të administruar 500,000 vaksina Covid-19 në një ditë të vetme, sipas Ministrit të Shëndetësisë Roberto Speranza.

Zyrtarët fillimisht kishin shpresuar ta kalonin atë në mes të muajit, por duhej ta shtynin këtë kryesisht për shkak të vonesave të furnizimit dhe dyshimeve të vazhdueshme mbi dozat e prodhuara nga AstraZeneca.

“Vaksinat janë mënyra e vërtetë për të dalë nga këta muaj shumë të vështirë”, shkroi Speranza në Tëitter.

Qeveria italiane tha se që nga fillimi i së premtes, rreth 19.4 milion vaksina ishin kryer, me 5.8 milion njerëz që kishin marrë të dyja dozat, pak më pak se 10% e popullsisë së përgjithshme.

Shifrat janë në përputhje me mesataren e Bashkimit Europian.

Burimi: Daily Mail. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë