Edhe hakerat janë përfshirë në interesin mbarëbotëror për mjetin e fuqizuar nga inteligjenca artificiale ChatGPT, në një përpjekje për të depërtuar në pajisjet e njerëzve, zbuloi Meta në një raport sigurie, duke e barazuar fenomenin me rritjen e mashtrimeve me kriptomonedha.
Ekipi i sigurisë i Meta tha se gjeti softuer hakerësh që pretendonte se ofronte mjete të bazuara në ChatGPT përmes shtesave të shfletuesit dhe aplikacioneve në internet që përmbanin malware(softuer që instalohet në një kompjuter pa pëlqimin e përdoruesit) të krijuar për t'u dhënë hakerëve akses në pajisjet e njerëzve, tha Meta.
“Nga një këndvështrimi negativ, ChatGPT është kriptomonedha e re,” u tha gazetarëve Guy Rosen, shefi i sigurisë së informacionit të Meta, që do të thotë se mashtruesit kanë lëvizur shpejt për të shfrytëzuar interesin për teknologjinë.
Vetëm që nga marsi, kompania tha se kishte bllokuar ndarjen e më shumë se 1.000 adresave të internetit me qëllim të keq që pretendonin se ishin të lidhura me ChatGPT ose mjete të ngjashme.
Disa nga mjetet përfshijnë veçori funksionale ChatGPT, por gjithashtu përmbajnë kode me qëllim për të infektuar pajisjet e përdoruesve.
Meta tha se kishte "hetuar dhe ndërmarrë veprime kundër llojeve të malware duke përfituar nga interesi i njerëzve në ChatGPT të OpenAI për t'i mashtruar ata që të instalojnë malware që pretendojnë se ofrojnë funksionalitet".
“Hulumtimi ynë dhe ai i studiuesve të sigurisë ka treguar herë pas here se operatorët e malware, ashtu si dërguesit e postës së padëshiruar, përpiqen të lidhen me çështjet kryesore dhe temat e njohura për të tërhequr vëmendjen e njerëzve,” tha ai.
“Me një qëllim përfundimtar për të mashtruar njerëzit që të klikojnë ose të shkarkojnë softuer. Vala e fundit e fushatave malware kanë marrë parasysh se mjetet gjeneruese të AI janë bërë të njohura.”
Burimi: CNN Business/Përshtati Gazeta Si
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.