Gazeta Si – Më 13 mars Interin luan në ‘Civitas Metropolitano’ kalimin në çerekfinale ndaj Atletikos, duke u nisur nga fitorja 1-0 e ndeshjes së parë. Zikaltrit ndjekin ëndrrën europiane, që mund të sjellë 13 milionë euro shpërblime, përveç atyre individuale të parashikuara në kontratë.
Presidenti Steven Zhang do të ishte i kënaqur të firmoste çeqet, duke ditur që klubi do të arkëtojë shumë më shumë.

Shpërblimet për lojtarët, të fiksuara para fazës me eliminim direkt, parashikojnë një bonus 2 milionë për çdo kualifikim. Dhe kalimi i Atletikos do të sillte këtë shifër, kalimi në gjysmëfinale pastaj do të shtonte 2 milionë të tjera dhe e njëjta gjë do të ndodhte edhe nëse Interi shkon sërish në finale.
Ngritja e trofeut do të thoshte për Kristjan Asllanin me shokë, – trajneri Inzagi deh stafit i tij janë një diskutim tjetër, – 5 milionë euro të tjera të ndara në mënyrë të barabartë. Këtyre milionave u shtohen të paktën 4 të tjera, që kanë të bëjnë me bonuset nga kontratat e veçanta të lojtarëve më të mirë. Duke iu referuar kuotave fikse, çdo lojtar që ka në organikë trajneri Simone Inzagi, do të përfitonte diçka më pas se gjysmë milioni.
Pavarësisht temës delikate të huasë me Oaktre, që skadon më 20 maj, Zhang do të ishte i lutur të paguante për këto shpërblime, sepse në arkat e Interit, përveç të ardhurave nga ‘market pool’ dhe biletat, do të shkonin shuma të konsiderueshme. UEFA ka përcaktuar një buxhet prej 2 miliardë eurosh për 32 skuadrat në fillim të Championsit.
Skuadrat e kualifikuara në 1/8-t përfitojnë 9.6 milionë për kokë, kalimi në çerekfinale vlen edhe 10.6, në gjysmëfinale 12.5 dhe finalja 15.5. Fitimi i trofeut, në mënyrë paradoksale, sjell vetëm 4.5 milionë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




