Futboll

Champions/ Ndeshjet e fundit në grup, Interi për vendin e parë sot ndaj Real Sociedad

Gazeta Si – Mbrëmje Championsi, e fundit për fazën e grupeve për 4 grupet e para. Luhet për kualifikimin dhe vendin e parë, si në rastin e Interit, që duhet të mposhtë rivalin direkt Real Sociedad për të shkëmbyer vendin me të.

Në një ‘San Siro’ të mbushur plot, trajneri Simone Inzagi luan me qetësinë e kualifikimit në ‘xhep’, por objektivi është vendi i parë për të siguruar edhe ato të ardhura që e ndihmojnë klubin ekonomikisht. Pa menduar pastaj për shortin.

Kundër Real Sociedad, që në Milano luan për dy rezultate për të ruajtur vendin e parë, Interi do të vazhdojë me rotacionin. Karlos Augusto kthehet në mbrojtjen me tre. Titullar do të jetë me siguri Fratezi, ndërsa Lautaro Martinez mund ta nisë nga stoli, ashtu si dhe mesfushori kuqezi, Kristjan Asllani.

Napoli i Maxarrit, që vjen pas tri humbjesh radhazi mes Europës dhe kampionatit, nuk mund të gabojë sot ndaj Bragës. Presidenti De Laurentis ka premtuar edhe një shpërblim për kualifikimin e mundshëm.

Mjaft interesante situata në Grupin A, me 3 skuadra në lojë për vendin e dytë, që të kalon në fazën tjetër. Mançester Junajtid në krizë pret sot Bajernin e kualifikuar, por anglezëve mund të mos u mjaftojë fitorja sot për vendin e dytë.

Champions, ndeshjet e fundit në grupe
Sot, ora 18:45
Lens-Sevilja
PSV-Arsenal
Ora 21:00
Kopenhagen-Gallatasaraj
Inter-Real Sociedad
Mançester J.-Bajern Mynih
Napoli-Braga
Salcburg-Benfika
Union Berlin-Real Madrid


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë