Futboll

Champions/ Kalojnë Mançester Siti dhe Reali, por sa shumë vuajtje për madrilenët

Gazeta Si – Mançester Siti dhe Real Madrid kalojnë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ashtu siç edhe pritej. Por skuadra e Karlo Ançelotit, ndryshe nga anglezët, ka vuajtur shumë për të prerë ‘biletën’, sepse Lajcigu ia bëri ndeshjen shumë të vështirë, me shumë mundësi shënimi që nuk mundi t’i shfrytëzonte.

Vinicius Zhunior kaloi Realin në avantazh në minutën e 65-të, por vetëm 3 minuta më pas gjermanët barazuan me Orban. Lajpcigu luftoi edhe për golin e dytë dhe momentet e fundit ishte pa fat, pasi Dani Olmo goditi traversën. Ndeshja u mbyll 1-1 dhe falë fitores 0-1 në Gjermani, Reali kalon më tej.

Kampionët në fuqi të Mançester Sitit nuk hasën asnjë vështirësi ndaj Kopenhagenit. Pas fitores 1-3 në Danimarkë, djemtë e Guardiolës e zgjidhën shpejt edhe ndeshjen e kthimit po me këtë rezultat, duke shënuar që në pjesën e parë me Akanzhi, Alvarez dhe Haland. Danezët shkurtuan përkohësisht me Elionusi.

Pas Bajernit dhe PSG-së një natë më parë, sot skuadrave të kualifikuara u janë shtuar edhe Mançester Siti dhe Real Madrid.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë