Gazeta Si – Në Nion është hedhur sot shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, ku skuadrat e kualifikuara ishin: Arsenal (Angli), Atletiko Madrid (Spanjë), Barcelona (Spanjë), Bajern Mynih (Gjermani), Borusia Dortmund (Gjermani), Mançester Siti (Angli), PSG (Francë) dhe Real Madrid (Spanjë).

Goglat kanë vendosur për një finale të parakohshme, siç është ajo mes Mançester Sitit kampion në fuqi dhe Real Madridit. Fituesi ni këtij çifti përplaset me fituesin e Atletiko Madrid-Borusia Dortmund. Barcelona do të përballet me PSG-në, ndërsa Bajerni i Mynihut me Aresenalin.
Në këtë short nuk kishte koka serie dhe gjithashtu pranoheshin sfidat mes skuadrave të të njëjtit vend.

Kalendari
9-10 prill 2024: ndeshjet e para çerekfinale
16-17 prill 2024: ndeshjet e kthimit çerekfinale
30 prill-1 maj 2024: gjysmëfinalet e para
7-8 maj 2024: gjysëmfinalet e kthimit
1 qershor 2024: finalja në ‘Wembley’, Londër
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




