Futboll

Champions/ Goli i Rrahmanit nuk mjafton, në çerekfinale shkon Barcelona. Kalon edhe Arsenali

Gazeta Si – Barcelona kualifikohet me golat e Fermin, Kanselo dhe Levandovski. Amir Rrahmani rihapi ndeshjen për Napolin, por goli i ish-lojtarit të Partizanit nuk ka mjaftuar.

Pas Lacios, një tjetër skuadër italiane është eliminuar nga Championsi. Napoli është mundur 3-1 nga Barcelona në ndeshjen e kthimit të 1/8-ve, ndërsa sfida e parë në ‘Maradona’ kishte përfunduar 1-1. Me këtë humbje, Napoli i thotë lamtumirë edhe Botërorit të klubeve 2025.

Barcelona shënoi 2 gola të shpejtë për 2 minuat, me autorë Fermin dhe Kanselo. Rrahmani, mbrojtësi i Kosovës, shkurtoi diferencën në 2-1, duke shënuar si një sulmues i vërtetë. Napoli sulmoi fort në pjesën e dytë, por pa gjetur golin e barazimit.

Lindstrom humbi një rast ideal për 2-2 dhe 3 minuta më pas Levandovski trefishoi me portën e boshatisur. Në fund edhe një traversë e Oliveras. Festa është për katalanasit.

Ka kaluar në çerekfinale edhe Arsenali, por anglezëve iu deshën penalltitë për të eliminuar Porton. Koha e rregullt përfundoi 1-0, ashtu si ndeshja e parë në Portugali. Shtesat nuk ndryshuan gjë dhe nga pika e bardhë ekipi i Artetës u tregua më i saktë. Arsenali i ktheu në gol 4 penllatië që gjuajti, kurse Porto humbi dy penallti dhe u eliminua.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë