Komunitet

Çfarë t’i kërkoni policit kur ju ndalon?

Javët e fundit u raportuan ngjarje të rënda që lidheshin me policinë ku të ndaluarit u rrahën dhe një tjetër u vet var pas doli nga paraburgimi.

Ka hetime për  këto çështje. Por për policinë e Burrelit ka dyshime se ka shkelur ligjin dhe procedurat më një të dyshuar për vjedhje I cili më pas vari veten dhe familja pretendon se ishte rënduar psikologjikisht nga sjellja e policisë, për një krim që nuk e kishte kryer.

Sa të mbarojnë hetimet nuk dihen shkaqet por emisioni investigativ Fiks Fare denoncoi me audio përgjime se si i ndaluari nuk u mor në pyetje në prani të një avokati. Ai nuk dinte as shkrim dhe dokumenti ku “ai pranon fajësinë” është hartuar nga një policë.

Duke u nisur nga ky shkak ne pyetëm avokatë dhe jurist dhe ju referuam ligjit për të nxjerrë një listë të shkurtër të të drejtave që besojmë se pak nga ne I dinë me detaje.

Dhe mbani parasysh: Një e drejtë juaja është detyrim për shtetin

 “Oficerët dhe agjentët e policisë gjyqësore i bëjnë menjëherë të ditur të arrestuarit ose të ndaluarit se nuk ka asnjë detyrim të bëjë deklarata (pra, ka të drejtë të mos flasë ) dhe se çfarëdo që ai thotë, mund të përdoret ndaj tij në gjyq dhe së fundmi, se ka të drejtën për të zgjedhur mbrojtës”

Kur të ndalon ose të arreston policia:

Kujtdo, të cilit i hiqet liria, ka të drejtën të njoftohet menjëherë në gjuhën që ai kupton, për shkaqet e kësaj mase, si dhe për akuzën që i bëhet.

Ka të drejtën që të komunikojë menjëherë me një avokat, si dhe t’i jepet mundësia për realizimin e të drejtave të tij.

Personit të cilit i hiqet liria, duhet të njoftohet se nuk ka asnjë detyrim të bëjë ndonjë deklaratë.

Personit të cilit i është hequr liria, duhet të dërgohet Brenda 48 orëve përpara gjyqtarit, i cili vendos paraburgimin ose lirimin e tij, jo më vonë se 48 orë nga çasti i marrjes së dokumenteve për shqyrtim.

I paraburgosuri ka të drejtë të ankohet kundër vendimit të gjyqtarit. Ai ka të drejtë Brenda një afati të arsyeshëm ose të procedohet i lirë, përkundrejt një garancie pasurore sipas ligjit.

Në të gjitha rastet e tjera, personi, të cilit i hiqet liria në rrugë jo gjyqësore, mund t’i drejtohet në çdo kohë gjyqtarit, i cili vendos Brenda 48 orëve për ligjshmërinë e kësaj mase.

Çdo person, të cilit i është hequr liria, ka të drejtën e trajtimit njerëzor dhe të respektimit të dinjitetit të tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë