Filma

Çfarë serialesh të shihni këtë fundjavë

Një fundjavë e re po vjen dhe platformat e transmetimit na vënë përpara syve propozime të panumërta. Ja disa këshilla të dobishme për t’ju ndihmuar të zgjidhni cilin serial mund të shikoni në këtë fundjavë të re të korrikut 2023.

The Company You Keep (Disney+)

Charlie Nicoletti kalon një natë pasioni me agjenten e fshehtë të CIA-s, Emma Hill. Dhe pas pasionit vjen dashuria. Por një problem i vogël: ai nuk e di se kush është ajo, dhe anasjelltas. Por ka edhe më shumë: rrugët e tyre “profesionale” janë të destinuara të kryqëzohen së shpejti, sepse Emma e gjen veten duke hetuar kriminelin që po mban nën kontroll familjen e Charlie.

Në rolin kryesor të “The Company You Keep” janë Milo Ventimiglia (This is Us) dhe Catherine Haena Kin (Good Trouble); në kast edhe Sarah Wayne Callies (Prison Break) dhe Polly Draper (Billions). Seriali është i bazuar në një format të Koresë së Jugut.

Burn the House Down (Netflix)

Shtëpia e familjes Mitarai, e cila ka një spital prej brezash, është shkatërruar nga zjarri. Trembëdhjetë vjet më vonë, shërbyesja Anzu Murata merr shërbimin në rezidencën Mitarai. Ajo nuk është një shtëpiake “normale”: ajo e mori atë punë për t’u hakmarrë për nënën e saj, e cila vite më parë ishte akuzuar për shkaktimin e zjarrit.

Në “Burn the House Down”, i disponueshëm dje në Netflix, asgjë nuk është ashtu siç duket dhe askush nuk është ai që thotë se është. Seriali japonez, i bazuar në një manga, që nuk ka të bëjë me filmin e Mario Corsi-t të vitit 1919 me të njëjtin emër, është shkruar nga Arisa Kaneko dhe drejtuar nga Yuichiro Hirakawa.

Foundation (Apple Tv+)

“Foundation”, seriali i bazuar në romanet fantastiko-shkencore të Isaac Asimov (gjithsej shtatë libra) rikthehet sot. Sezoni i parë u fokusua në zbulimet e Hari Seldon, një studiues i aftë për të parashikuar rënien e Perandorisë Galaktike falë psikohistorografisë, një shkencë që zbaton modele matematikore dhe statistikore në evolucionin e shoqërisë njerëzore; një grup dishepujsh të tij kanë për detyrë të përgatisin Perandorinë për shpërbërjen e saj. Kapitulli i dytë është vendosur një shekull më vonë. Pjesë e kastit janë aktorët Jared Harris (Çernobil), Lee Pace (Halt & Catch Fire) dhe Laura Birn (The Innocents).

Michelle Buteau: Survival of the thickest (Netflix)

Netflix trajton çështjen e pozitivitetit të trupit me “Michelle Buteau: Survival of the thickest”, e disponueshme në platformë dje. Bazuar në historitë e vetë Buteau, e cila është njëkohësisht autore dhe interpretuese, seriali tregon jetën e protagonistes Mavis Beaumont, e cila në moshën 38-vjeçare e gjen veten beqare dhe me një karrierë si stiliste.

Pavarësisht vështirësive dhe fatkeqësive, Mavis është më shumë se kurrë e vendosur për të realizuar ëndrrat e saj. Drejtuar nga Linda Mendoza (Sesame Street, Ugly Betty and Scrubs).

Kohrra (Netflix)

Trupi i një burri është gjetur në një fshat të rajonit Punjab të Indisë. Viktima së fundi ishte kthyer në shtëpi për t’u martuar dhe dasma pritej pas disa ditësh. Dy policët e ngarkuar me hetimin fokusohen menjëherë te familja e tij dhe njerëzit më të afërt: prindërit, vëllezërit, e fejuara, ish e dashura.

Por del edhe diçka tjetër: një mik i viktimës, britaniku Liam, u zhduk në të njëjtën ditë të vrasjes. Seriali indian Kohrra, nga nesër në Netflix, drejtohet nga Randeep Jha. Në kast janë aktorët Suvinder Vicky, Barun Sobti, Manish Chaudhari dhe Harleen Sethi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë