Jete & Stil

Çfarë nuk shkonte me shtatzëninë time?

Nga Rachel Feintzeig - Pas 29 javësh të një shtatzënie të çuditshme, u zgjova një mëngjes dhe nuk e ndjeja fëmijën të lëvizte.  Kam provuar  një sërë gjërash për ta zgjuar, kam dëgjuar dhe lexuar dokumentarë pa fund, por akoma nuk kisha asnjë arritje.  Pasi hëngra një  biskotë Oreo, u nisa për tek mjeku pasi duhet të vizitohesh. Në kohën kur arrita atje kisha tensionin e lartë dhe një infermiere u mundua të më qetësonte. Pas kësaj më vendosën disa pajisje në bark për të dëgjuar rrahjet e zemrës së fëmijës tim. Bebi ishte mirë, por dukesh shumë e vogël dhe unë po hyja në javën e 20 të shtatzënisë. Nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte dhe bebi im kishte një problem që askush nuk e dinte. E ulur në dhomën e mjekut i shtrëngoja dorën fort tim shoqi dhe po prisnim rezultatet e testit gjenetik për të mësuar se çfarë nuk shkonte.  Aty mësova se mjafton shumë pak për të mos sjellë një bebe n jetë. Edhe pas shumë dekadash kur mjekësia ka avancuar shumë, rezulton që pjesa më e madhe e shtatzënisë mbetet ende mister.

Mjekësia ka paqartësitë dhe rastësitë e saj, natyrisht, por gjinekologjia është e vetmja fushë e mjekësisë ku duhen mbajtur nën kontroll dy trupa njëkohësisht.

“Ju mund të shikoni foshnjën tuaj në një makineri, por asgjë nuk është e qartë. Ju thjesht po shikoni disa hije dhe gjithçka varet në mënyrën se si ju mbani aparatin që tregon këto hije, pozicioni ku e vendosni. Më duhet të them se ka shumë gjëra që nuk i dimë,”thotë Neel Shah, një profesor i obstetrikës në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Harvardit.

Imazhet ekografike të fetusit.

Mjekët e mi tregonin vetëm dy mundësi. Ndoshta foshnja kishte një çrregullim gjenetik, ose ndoshta kishte një infeksion të rrallë, ose më e keqja që më tregonin mund të ishte se unë kisha një problem.

“Ndoshta mitra ime është më e keqja në botë,” i thashë gjithë dëshpërim burrit tim Dave.

Një problem me placentën, pjesën që vepron si një sistem frymëmarrje dhe lëndë ushqyese për foshnjën është njëlloj sikur të ulni ngadalë oksigjenin në një dhome, më shpjegoi një mjek i cili po më thoshte me kujdes se unë kisha një shtatzëni me rrezik të lartë.

Ne filluam të mendonim se nuk shkonte diçka me placentën, por mjeku i familjes shpesh herë më thoshte se nuk kisha asgjë. Ai thoshte se ndonjëherë fetusi nuk e bën tërësisht furnizimin e trurit me gjak, por kjo nuk do të thotë se shfaqen probleme (jo kur kjo gjendje është e vazhdueshme). Sipas tij  ekot janë të gjitha një “mjegull”.

“Nga ekografitë duhet të marrësh me mend peshën e një fëmije, duke matur lartësinë. Ka shumë të ngjarë që fëmija të lindë i shëndetshëm  dhe pa asnjë lloj problemi,” na tha ai.

Nuk dija si të veproja apo kujt t'i besoja. Vetëm dy herë në ditë dëgjoja shkelmimet e foshnjës time, ndërkohë dy herë në javë shkoja për të bërë eko dhe placenta ime dilte për mrekulli në ekran. Mjekët shpesh herë më thoni se fajin e kishte tensioni i lartë.

Autorja dhe vajza e saj, tashmë më e rritur dhe pa kompikacione shëndetësore

“Placenta mund të jetë një pjesë e pakuptueshme e femrave, veçanërisht kur nis të zhvillohet,” thotë doktor Alfred Abuhamad, kryetari i departamentit të obstetrikës dhe gjinekologjisë në Universitetin e Mjekësisë në Virxhinia.  Ai është duke hulumtuar mënyra të reja për të identifikuar problemet e placentës. Duke përdorur aftësi të reja të ultrazërit, ai mund të numërojë arteriet e vogla spirale të nënës që furnizojnë placentën me oksigjen dhe lëndë ushqyese. Imazhi i quajtur “elastografi”  tregon se sa i dendur është indi. Dhe fragmente të ARN në gjakun e një nëne tregojnë se cilat gjene në placentë aktivizohen dhe çaktivizohen.

Njëkohësisht me mua Doktor Abuhamad është ende duke analizuar të dhënat nga 620 pacientë shtatzënë, por  ka shumë pak shpresa se gjetjet e tij  të tregojnë se ndryshimet në shtatzëninë e hershme lidhen me problemet e placentës më vonë. E vetmja gjë që mjekët mund të bëjnë tani është që pacientët e rrezikuar nga sëmundjet e placentës të japin receta me ilaçe për të ndihmuar parandalimin e sëmundjeve të tilla si preeklampsia, një gjendje që ndodh në shtazani dhe karakterizohet nga tensioni i lartë i gjakut, ënjtjet dhe proteinat në urinë. Kuptohet zakonisht në tremujorin e dytë të shtatzënisë dhe përgjithësisht zhvillohet tek gratë që kanë pasur një sëmundje tjetër patologjike me parë.

Tre vjet më parë, kisha humbur shtatzëninë time të parë në javën e 12. Problemet filluan me ultratingujt e hershëm duke treguar se foshnja nuk po rritej aq sa duhej dhe rrahjet e saj të zemrës ishin të ngadalta. Për javë të tëra, ndërsa prisnim dukej sikur kalonin shekuj e përgjigjet e testimeve dhe analizave nuk dilnin. Gjithcka që doja ishte të merrja vesh se foshnja ishte në rregull.

Pas një javë, kur isha në javën e 32 të shtatzënisë shkova përsëri në spital me tim shoq për të bërë kontrollet e vazhdueshme.  Pasi kisha për të kontrolluar  përsëri rrahjet e zemrës, nisa të kisha dhimbje të mëdha, ndërsa rrahjet e zemrës ishin të ngadalta. Për pak minuta mbaj mend që mjekët vrapuan të më vendosnin oksigjen dhe mjeku që më kishte vizituar gjithë kohës më tha “Mendoj që kjo është një ditë e mirë që ajo të ketë ditëlindjen. Ajo po na thotë çfarë dëshiron, kështu që le ta sjellim në jetë”.

Im shoq më tregoi se salla e operacionit ishte e mbushur me njerëz. Ekipi nga njësia e kujdesit intensiv të lindjes ishin aty. Bebi të cilin ja vendosëm emrin Louisa erdhi në jetë shumë e shëndetshme, plot tre kile dhe dukej që fajin e kishte placenta ime, të cilës po i zinte frymën aty brenda. Pas lindjes tensioni im u rregullua dhe vogëlushja ime pati nevojë vetëm për pak ditë në inkubator, e më pas  donte të qëndronte vetëm në krahët e mi./The Wall Street Journal/

*Rachel Feintzeig është një nënë e cila ka shkruar historinë e saj për The Wall Steet Journal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë