Nga Gazeta Si- Manchester City kampion i Premier League-s për herë të katërt radhazi dhe të 10-tën në histori: ky ishte verdikti kryesor që u dha në javën e fundit të kampionat më elitar në botë, Premier League.
Arsenali, pavarësisht se zhvilloi një kampionat mbresëlënës, e mbyll i dyti me vetëm një pikë më pak se City, Liverpooli i treti dhe Aston Villa në vendin e katërt, plotësojnë katërshen e ekipeve angleze që do të luajnë në Champions League sezonin e ardhshëm.

Sa i përket garës për mbijetesë, Lutoni u bashkohet edhe matematikisht Burnley-t dhe Sheffield Utd në Championship.

Tottenhami e kishte siguruar me herët pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Europa League-s, ndërsa Chelsea, me fitoren ndaj Bournemouthit, siguroi për momentin, pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Conference League, por shkon në Europa League nëse Manchester United nuk fiton finalen e FA Cup përballë City-t.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




