Tirana është “zgjuar” e boshatisur dhe e shkatërruar pas protestës së dhunshme mbrëmjen e kaluar.
Si pasojë e dhunës me gurë, sende të forta dhe lëndë piroteknike është shkatërruar sinjalistika horizontale dhe vertikale, semaforët, llambadarët e ndriçimit të rrugëve, u është vënë flaka kazanëve të mbeturinave, janë bërë gropa në rrugë, kryesisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në sheshin Skënderbej, në rrugën “Myslym Shyri”, tek Tajvani, në ish-Bllok, te 21-shi, tek ETC-ja etj.
Më poshtë, Gazeta Si ju sjell disa nga pamjet ku tregohet se si “u zgjua” sot Tirana, pas protestës së qindra qytetarëve për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


























Lini një Përgjigje