Gjatë javës së modës për meshkuj në Milano, stilistët iu drejtuan arkivave të tyre për të gjetur ide “të freskëta” për sfilatën. Dolce & Gabbana, marka 37-vjeçare italiane, bëri një koleksion të rikrijuar nga vitet 1990 dhe 2000, një epokë kur yjet si David Beckham shiheshin rrallë me ndonjë gjë tjetër veshur përveç veshjeve të markës.
Sipas përfaqësueve të markës, disa pjesë ishin imitime të origjinaleve, ndërsa të tjerat ndryshuan paksa përshtatjen ose pëlhurën. Çdo pjesë e ribërë, nga xhinset deri te bluzat me logo, janë quajtur “Re-Edition”, duke përfshirë vitin origjinal të dizajnit dhe datën e koleksionit të ri.
Gjithashtu në Milano, koleksioni i xhaketave neoni dhe kostumeve të banjës që përqafojnë bustin e Versace-s i bënte jehonë një koleksioni të bërë nga Gianni Versace në vitin 1992.
Ideja “më e mirë është e vjetra” u zbatua edhe nga t ftuarit që markat përzgjodhën.
Shumë marka ftuan më pak YouTuber të rinj, në vend të kësaj, aktorë me flokë gri si 69-vjeçari Jeff Goldblum dhe 56-vjeçari Mads Mikkelsen u ulën në rreshtin e parë në Prada dhe Giorgio Armani.
Në Prada, stilistët Miuccia Prada dhe Raf Simons gjithashtu u dhanë të pranishmëve rikthim në koleksionet e dikurshme. Pantallonat e shkurtra lëkure deri tek kofshët kujtonin pranverën e 2007, ndërsa kostumet e holla dhe me vija sollën në vëmendje koleksionin e vjeshtës 2008 të Prada.
Në një kuptim, ky moment pasqyron ciklin e parashikueshëm të botës së modës, ku modelet dhe format kanë gjithmonë një rikthim.
Kanë kaluar rreth 20 vjet që kur kostumet e hollë përmbysën për herë të parë tregun e veshjeve për meshkuj. A nuk janë gati për një rikthim?
Lulëzimet e shitjeve në internet kanë bërë që stilistët të mendojnë rikthimin e koleksioneve të vjetra pasi njerëzit shfaqën interes për modelet e vjetra.
Tani për tani, një palë pantallona të Dolce & Gabbana nga viti 2004 shiten me 2025 dollarë, ndërsa një kostum Raf Simons prej dy dekadash shitet me 1,799 dollarë.
“Të gjithë po flasin për modën pa sezon”, tha Jian DeLeon, stilist.
“Çdokush dëshiron gjëra që zgjasin përgjithmonë dhe që mund t’i rezistojnë një prove të caktuar kohe”.
Instagrami është i mbushur me llogari të dedikuara për modën nga vitet ’90 dhe më herët, duke futur imazhet dhe idetë e kaluara në botën aktuale. Këto faqe tregojnë gjithçka, nga flokët e zbardhur dhe syzet e diellit të Beckham, te fustani i Versace-s me gjilpëra që Elizabeth Hurley veshi në premierën e “Four Weddings and a Funeral” të vitit 1994.
Ajo që është klasike është ajo që është e lezetshme dhe të gjithë bien dakort me këtë. Me luftën në Ukrainë që vazhdon dhe shumë ekonomi botërore në rënie, ideja e rikthimit të veshjeve erdhi në momentin e duhur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.