Shumë njerëz kanë një jetë të mbushur me aktivitete, në punë, në jetën familjare. Dhe shpesh herë shkak i ngarkesës së tyre në punë apo kudo, duket sikur gjeni mbështetje tek kafeja apo pije të tjera që ju duket sikur ju japin energji.
Nëse është kështu, atëherë nuk jeni vetëm. Hulumtimet dhe analistët e tregut Mintel tregojnë se një nga tre persona kanë pranuar se ndjehen gjithmonë të lodhur për shkak të ritmit të jetës moderne. Si rezultat i saj, shitja e pijeve energjike dhe barnave të tjera të energjisë ka qenë e madhe , e cila është një ofertë e dëshpëruar për ta luftuar lodhjen.
Nuk jeni duke ushtruar mjaftueshëm
Kjo mund të jetë gjëja e fundit që mund të ju shkojë në mend ta bëni. Mirëpo nëse mendoni se jeni duke e shmangur lodhjen duke mos bërë ushtrime, në fakt ju po e bëni vetëm të ndjeheni edhe më keq. Disa të rritur në Universitetin e Gjorgjisë kanë filluar ushtrime të lehta me vetëm 3 herë në javë nga 20 minuta dhe kanë raportuar se janë ndjerë më pak të lodhur dhe me më shumë energji pas gjashtë javësh. Kjo është për shkak ushtrimi i rregullt e bën zemrën dhe mushkëritë të punojnë në mënyrë më efikase, duke u dhënë oksigjen edhe ushqyeseve të tjerë jetik të trupit.
Nuk jeni duke fjetur aq mirë sa mendoni
Hulumtimet e fundit tregojnë shumë prej nesh e përjetojnë gjumin me ndërprerje gjatë natës. Dhe ky lloj i gjumit, nuk plotëson nevojat tona të energjisë. Gjumi me ndërprerje mund të shkaktohet nga stresi, por edhe nga mbi stimulimi i trurit para kohës së gjumit. Për shembull, duke kontrolluar emailin ose duke përdorur tabletë të ndryshëm të mençur, të cilët lëshojnë dritën e kaltër e cila e prish gjumin duke e mashtruar trurin me prodhimin e hormoneve të ‘Zgjimit” në kohën kur ju në të vërtetë keni nevojë për të pushuar.
Varësia nga kafeja ju merr energjinë
Edhe pse mendojmë se kafeina ndihmon në zgjimin tonë, ajo në të vërtetë na bën të ndihemi më të lodhur. Dr Chidi Ngëaba, drejtor i Medicine Clinic shpjegon: “Kjo është për shkak se kimia e trurit tonë nuk e pëlqen”. Kafeja gjithashtu është një çorientues serioz i gjumit.
Keni mungesë hekuri
Shifrat tregojnë se rreth një e treta e grave janë kanë sasi më të vogël të hekurit për shkak të periudhave të rënda. Disa prej tyre nga mungesa e hekurit janë më anemike. Nëse tërheqim qepallat e poshtme dhe pjesa e brendshme e syrit është e zbehtë dhe jo rozë, atëherë këto janë shenja treguese për mungesë të hekurit.
Keni mungesë të vitaminës B
Nutricisti Rob Hobson shpjegon: “Ne të gjithë kemi jetën të ngarkuar dhe stresuese, kështu që është e domosdoshme për ti siguruar trupit kalori të mjaftueshme dhe vitaminat e duhura ti marrim gjatë ditës. “Vitaminat B janë veçanërisht e rëndësishme dhe të nevojshme për të kthyer ushqimin që ju hani në energji”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.