Çfarë janë raketat JASSM dhe a do të kenë ndikim në luftën e Ukrainës?
14:36 - 21 Gusht 2024
Uashingtoni thuhet se është treguar “i hapur” për ta furnizuar Ukrainën me raketa lundruese me rreze më të gjatë që kanë aftësinë të ndikojnë në mënyrë domethënëse në luftën me Rusinë. Por, ekspertët thonë se kostoja e lartë e raketave do ta kufizojë përdorimin e tyre.
Një ushtar amerikan bën rregullimet përfundimtare të një rakete JASSM derisa ngarkohet në një kabinë bombash.
Phillips P. O’brien, i cili drejton një blog të popullarizuar në Substack, të fokusuar në luftën në Ukrainë, i tha Radios Evropa e Lirë se ai beson se për to po diskutohet tani sepse raketat “JASSM kanë disa teknologji që [SHBA-ja] nuk do të dëshironte të futeshin në duar të gabuara”, tha ai dhe shtoi: “me sa duket kjo mund të kapërcehet vetëm duke u dhënë ukrainasve versione të hershme”.Një raport i 15 gushtit pretendon se Shtëpia e Bardhë është treguar “e hapur” për dërgimin e ngarkesave me raketa të fshehta lundruese në Ukrainë. Ekspertët me të cilët foli Radio Evropa e Lirë thonë se nëse raketat sigurohen, ato mund të kenë një ndikim të rëndësishëm, por të kufizuar në luftë.Justin Bronk, një studiues i lartë në Royal United Services Institute, i tha Radios Evropa e Lirë se nëse raketat do të mundësoheshin nga Uashingtoni, ato “ndoshta do të zgjeronin aftësitë aktuale të Ukrainës për të goditur objektiva fikse si bazat ajrore, qendrat komanduese dhe qendrat logjistike në të gjithë Krimenë dhe territoret e tjera të pushtuara”.Bronk vëren, megjithatë, se raketat janë “shumë të shtrenjta dhe ka pak të tilla që të përdoren për shkatërrim në atë shkallë që do të përbënte ndryshim vendimtar në fushën e betejës”.
Raketat JASSM kushtojnë rreth 700.000 dollarë secila.JASSM u përfshi në shërbimin e Forcave Ajrore të SHBA -së më 2009 dhe u përdor për herë të parë në luftime më 2018 në Siri. Misioni i profilit të lartë të raketës ishte në vitin 2019 kur disa JASSM rrafshuan kompleksin e liderit të vrarë të Shtetit Islamik, Abu Bakar al-Baghdadi.Versioni bazë i raketës JASSM ka një rreze prej 370 kilometrash dhe mban një kokë rakete prej 450 kilogramësh brenda trupit të tij prej 4.3 metrash. Këto specifika e vendosin JASSM në të njëjtën klasë me raketën anglo-franceze Storm Shadow, e cila tashmë është përdorur nga Ukraina, veçanërisht në sulmin e vitit 2023 në selinë e flotës ruse të Detit të Zi në Krime.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.