Nga Gazeta ‘Si’- Suedia ka një reputacion global për mbrojtjen e barazisë gjinore dhe një trend i ri që përfshin vajzat dhe gratë po përhapet me shpejtësi në rrjete sociale, veçanërisht në vendet e Europës Veriore.
Bëhet fjalë për trendin ‘soft girls’ ose thënë ndryshe: vajzat e buta/brishta. Në thelb, trendi promovon apo përshkruan gratë që heqin dorë nga karriera për familjen, vendim i cili “duartrokitet” në formë solidariteti.
Historitë njerëzore të këtij trendi
Vilma Larsson, 25 vjeç, ka punuar më parë në një dyqan ushqimesh, një shtëpi të moshuarish dhe një fabrikë. Ajo la punën një vit më parë për t'u bërë shtëpiake dhe thotë se nuk ka qenë kurrë më e lumtur.
“Jeta ime është më e qetë. Nuk luftoj më për gjithçka dhe nuk jam shumë e stresuar.”
I dashuri i saj punon nga shtëpia në fushën e financës dhe ndërsa ai i kalon ditët në laptop, ajo është në palestër, kafe ose duke gatuar. Të dy janë rritur në qytete të vogla në Suedinë qendrore, por tani udhëtojnë shumë dhe kalojnë dimrin në Qipro.
“Çdo muaj partneri më jep një rrogë nga paratë që bën. Nëse më duhet më shumë, thjesht ia kërkoj. Ose nëse kam nevojë për më pak, kursej pjesën tjetër”, shpjegon ajo për BBC.
Ndërsa qëndron në shtëpi, ajo ndan stilin e saj të ri të jetesës në rrjetet sociale, ku ka grumbulluar 11 mijë ndjekës. Disa nga postimet e saj kanë afro 400.000 pëlqime, megjithëse ajo thotë se nuk fiton të ardhura nga përmbajtja e saj.
Ajo përdor hashtags 'hemmaflickvän' dhe 'hemmafru' (fjalë suedeze për vajzë dhe amvisë) dhe e përshkruan veten si një “soft girl”.
Stili i jetesës së "soft girl" ka qenë një mikro-trend në mediat sociale në pjesë të ndryshme të botës që nga fundi i viteve 2010, por në Suedi, popullariteti i fundit i konceptit ka qenë befasues.
@eklipsu This sound is everything! 🤍☁️🌸🤸🏽♀️🧚🏼🌿🍪#homedecor #softgirl #fyp #softgirlaesthetic #softgirlera #fy #romanticizeyourlife #aesthetics #feminineenergy #pinterestgirl #slowliving #homeaesthetic #home #pinterest ♬ original sound - oldphilosophartaccount
“Ungdomsbarometern”, sondazhi më i madh vjetor i të rinjve në Suedi, ka treguar prirjen e suedezëve për stilin e jetesës së vajzave që rrinë në shtëpi.
Të rinjtë, kryesisht nga mosha 15 deri në 24 vjeç janë në favor të saj, ku 14% e nxënësve të moshës 7 deri në 14 vjeç e identifikojnë veten si “soft girl”.
"Ka të bëjë me largimin nga ideali i 'boss girl që e kemi parë prej shumë vitesh, ku ka kërkesa shumë të larta për sukses në çdo aspekt të jetës," shpjegoi për BBC Johanna Göransson, studiuese në Ungdomsbarometern.
“Nuk ka shifra zyrtare për numrin e të rinjve që kanë lënë punën dhe jetojnë me të ardhura nga partnerët e tyre, por ndoshta është një përqindje relativisht e vogël, ende”.
Reagimet rreth trendit të “soft girl”
Pavarësisht gjithë kësaj, çështja ka shkaktuar reagime në vend, në të cilat janë përfshirë edhe politikanët.
Gudrun Schyman – bashkëthemeluese dhe ish-kryetare e partisë feministe të Suedisë, “Feministiskt” – beson se trendi është shumë i rrezikshëm dhe “një hap prapa” për barazinë gjinore.
Schyman argumenton se të rinjtë suedezë janë ndikuar nga qeveria e koalicionit të krahut të djathtë të vendit, e cila punon me partinë nacionaliste Demokratët e Suedisë, si dhe nga "rritja më e gjerë" e populizmit në Europë dhe Shtetet e Bashkuara.
Ajo gjithashtu beson se shumë nuk e dinë se si ishte jeta në Suedi përpara se të miratoheshin politikat që synonin promovimin e barazisë gjinore, të tilla si kujdesi për fëmijët me subvencionim të madh dhe leja e përbashkët prindërore.
Përveç debateve ideologjike, reagimet përqendrohen edhe në faktorët socialë dhe kulturorë që mund të prekin gratë e reja nëse heqin dorë nga puna.
Suedia ka një reputacion si një vend që ka zotëruar ekuilibrin punë-jetë, teksa shumica e punëtorëve marrin gjashtë javë pushime në vit dhe më pak se 1% punojnë më shumë se 50 orë në javë.
Megjithatë, hulumtimi i “Ungdomsbaromatern” sugjeron rritje të niveleve të stresit tek të rinjtë dhe Göransson beson se tendenca e këtij trendi mund të jetë një zgjatim i tendencave të fundit globale të punës.// BBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.