Nga Gazeta 'Si'- “Teoria e tetorit” është një tjetër koncept që po qarkullon në TikTok së fundmi dhe shpjegon se si muaji i tetorit mund të konsiderohet një “janar i vogël” në jetën e një njeriu.
@zoekimkenealy OCTOBER THEORY EXPLAINED: October brings a natural shift in energy as we enter Fall, inspiring reflection and transformation. We use this time to reset goals, break through personal barriers, and create momentum before the year closes. It’s a period for embracing change and making bold decisions as the days grow shorter 🤎🤎 I LOVE this idea, I’ve always said I literally come alive in the Fall time. Still, i wanted to share my two cents on this so that we have the best chance of ending with an October for the books. I LOVE YOUUUUU ❤️ #octobertheory ♬ original sound - zoekimkenealy
Njerëzit në TikTok kanë rënë të gjithë në një mendje me teorinë se tetori është ai muaj i vitit ku ndihesh i nxitur të fillosh çdo gjë nga e para, të vendosësh qëllime të reja dhe të organizosh jetën tënde, siç ndodh zakonisht për Vitin e Ri. Është e zakonshme të bësh ndryshime të mëdha në vjeshtë dhe arsyet për këtë mund të kenë shumë kuptime:
Së pari, tetori është ai muaj kur njerëzit përgjithësisht kuptojnë se viti po ikën shpejt, me vetëm 90 ditë të mbetura deri në Vitin e Ri.
Në TikTok, përdoruesit thonë se tetori është koha kur bëhet një bilanc i gjërave që ke bërë deri më tani dhe çfarë shpreson ende të arrish para se të fillojnë pushimet. Për këtë arsye, ky është momenti kur shumë njerëz marrin vendime të mëdha për jetën e tyre.
@shinewithvania Heard of the October theory? Check out your gallery to see what past October brought in yoir life 💖 #october #octobertheory #growthmindset #journaling #lifechanges ♬ original sound - Vania | Learn to Shine Nëse nuk ke shkuar me pushime, nuk ke ndryshuar punë, nuk ke filluar një rutinë mëngjesi, ose nuk ke gjetur me sukses një partner/e në Tinder, mund të ndihesh i nxitur të japësh më të mirën nga vetja gjatë tetorit, sidomos ndërsa ditët e ftohta të dimrit afrohen.
Terapistët dhe psikologët kanë ndarë gjithashtu mendimin e tyre mbi “Teorinë e tetorit” dhe shpjegojnë pse kjo energji e re dhe frymëzuese është kaq prezente te çdo njeri në stinën e vjeshtës.
Ata shpjegojnë se kur stina e verës përfundon dhe vjeshta është në kulmin e saj, mund të ndihesh i/e nxitur për të bërë diçka më shumë me jetën tënde. Kjo është “Teoria e tetorit”. “Dhe jo, nuk është gjithçka thjesht në mendjen tënde,”-thotë terapistja Brianna Paruolo.
Më tej shpjegohet: Sezoni i vjeshtës shpesh shkakton një prirje natyrale për transformim. Gjithashtu, është fillimi i një semestri të ri shkollor për nxënësit dhe studentët, si dhe koha kur shumë kompani kërkojnë punëtorë të rinj.
Ky kombinim ndryshimesh krijon hapësirën e përkryer për transformimin personal, duke na lejuar të heqim dorë nga zakonet e vjetra dhe të zbulojmë anë të reja të vetes.
@laurenparmar Here’s my take on October Theory that absolutely no-one asked for 😅 #octobertheory #healthyhabits #gratitude #glowup #intentions #manifestation #visionboard ♬ original sound - Lauren Parmar Njerëzit në TikTok gjithashtu theksojnë se fillimi i një zakoni të ri në tetor të jep një avantazh për të qenë aty ku dëshiron të jesh në janar - dhe terapistët bien dakord.
Nëse dëshiron të nisësh palestrën, të lexosh më shumë libra ose të ndjekësh një dietë të re ushqimore dhe vendos t’i kryesh këto ndryshime në muajin tetor, kjo mund të nënkuptojë që zakoni yt i ri do të jetë një pjesë e qëndrueshme e jetës tënde deri në vitin pasardhës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.