Trend

Çfarë është ‘teoria e mendjes blu’ që po bëhet virale në TikTok dhe pse ta praktikoni

Nga Gazeta 'Si'-Dihet që të meditosh, të bësh yoga apo të shkruash në një ditar të gjitha shqetësimet dhe mllefet e tua është një ndjesi çlirimi që i bën njerëzit të ndihen të relaksuar. Por, nëse doni vërtet të merrni frymë lirisht, atëherë ju duhet të zhyteni në ujë sipas TikTok-ut.

“Teoria e mendjes blu” është bërë virale në këtë platformë dhe ka mbi 15 milionë shikime, sepse të qenit brenda ose pranë ujit është e nevojshme nëse doni të qetësoheni dhe të jeni larg stresit. Sipas kësaj teorie, uji zvogëlon ndjenjat e stresit dhe ankthit, ju ndihmon të ndiheni të angazhuar në një aktivitet qetësues, ndërkohë që ndjenja e mirëqenies së përgjithshme rritet.

@carissaandclimate blue mind theory explained 🌀🐬 @Dr. Wallace J. Nichols #bluemindtheory #whatisbluemind #bluemindlife ♬ To build a home - Daniella

Çfarë është “teoria e mendjes blu”?

Ky term fillimisht u krijua nga biologu detar Wallace J. Nichols në vitin 2015, i cili kuptoi se të qenit brenda ose pranë ujit ndihmon mendjen të hyjë në një gjendje të qetë dhe relaksi. Një "mendje blu" është ndjenja e lumturisë që pushton trurin kur jeni pranë detit, në një pishinë, në një lumë etj.

Kjo teori është interesante edhe për faktin se ka pak njerëz që nuk e duan plazhin. Rachel Goldberg, një terapiste që përdori imazhet e skanerit të trurit të njerëzve gjatë ekspozimit në det apo pishina dhe të tjerëve që nuk ishin, zbuloi se ekspozimi në këto mjedise natyrore ul nivelin e të menduarit të tepërt dhe ankthin në përgjithësi.

Pamjet ujore dhe tingujt si përplasja e dallgëve në det apo uji i lumit që përplaset në gurë ndikon në uljen e hormonit të stresit, kortizolit në trupin tuaj. Ndërsa relaksoheni, trupi juaj do të dalë nga gjendja e stresit dhe do të kalojë në pushim absolut.

Si ta praktikoni “teorinë e mendjes blu”?

Mënyra më e mirë për ta përjetuar këtë teori është të shkoni në plazh, pishinë apo lum për një ditë të paqtë.

Dielli, rëra/gurët, ajri i pastër janë të gjithë faktorë që ndikojnë në gjendjen tuaj duke ju bërë të ndiheni më të relaksuar dhe më të qetë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë