Çrregullimet e spektrit të alkoolit fetal (FASD) janë një grup gjendjesh shëndetësore që mund të ndodhin tek një person, nëna e të cilit ka konsumuar sasi të madhe të alkoolit gjatë shtatzënisë. Forma më e rëndë e gjendjes njihet si sindroma e alkoolit të fetusit (FAS). Llojet e tjera përfshijnë sindromën e alkoolit të pjesshëm të fetusit (pFAS), çrregullimin neuro-zhvillimor të lidhur me alkoolin (ARND), defektet e lindjes të lidhura me alkoolin (ARBD) dhe çrregullimet neuro-sjellëse të shoqëruara me ekspozimin e alkoolit para lindjes ( ND-PAE).
Si ndikon konsumimi i alkoolit në fetus?
“Alkooli kalon lehtë placentën. Fetusi më pas ekspozohet ndaj të njëjtit nivel alkooli të pranishëm në gjakun e nënës. E kështu mëlçia e fetusit ka pak ose aspak aftësi për të metabolizuar alkoolin i cili ndërhyn në ndarjen e qelizave dhe pengon rritjen e qelizave, duke shkaktuar dëme në shumë organe, kryesisht në tru,” shpjegon Simona Pichini, studiuesja e parë dhe Drejtoresha e Njësisë Farmak toksikologjike Analitike në Institutin e Lartë të Shëndetit në Itali.
Aleanca Evropiane për Sindromën Alkoolike Fetale thotë se FAS dhe FASD janë sëmundje plotësisht të parandalueshme duke shmangur konsumimin e alkoolit gjatë shtatzënisë, nëse jeni në rrezik të lartë të shtatzënisë së paplanifikuar dhe në momentet pak para kur dëshironi të keni një fëmijë. Sipas një raport të OBSH në vitin 2018, 65.6% e grave në moshë lindje në Europë konsumojnë alkool. Mesatarisht, 25% e grave shtatzëna në Evropë konsumojnë alkool, me 2.7% që janë të alkoolizuara. Studimi vlerëson se 2% e popullsisë evropiane është e prekur nga çrregullimet e spektrit të alkoolit fetal (FASD), me norma shumë të larta në mesin e të birësuarve në Evropën Lindore, në jetimore dhe institucione psikiatrike.
Çfarë shkakton FASD tek fëmijët?
Shumë fëmijë me FASD mbeten nën peshë sesa moshatarët e tyre të shëndetshëm dhe kanë një perimetër më të vogël të kokës. Kjo vonesë e rritjes mund të përmirësohet më vonë, por në shumë raste fëmijët nuk arrijnë gjatësinë njëjtë si moshatarët e tyre pavarësisht gjenetikës. Karakteristikat tipike të FASD përfshijnë deformime të fytyrës, të skeletit trupor, defekte në zemër dhe deformime gjenitale dhe renale. Megjithatë, shumë fëmijë me FASD mund të duken krejtësisht të shëndetshëm. Sjellja e tyre e cila rezulton nga dëmtimet e trurit të lidhura me alkoolin, mund të duket shpesh e pashpjegueshme dhe e qëllimshme.
Në vitet e para, fëmijët me FASD tregojnë probleme me zhvillimin gjuhësor. Shikimi dhe dëgjimi mund të dëmtohen, sikurse prekja dhe pamundësia për të ndjerë ushqimin. Ata kanë vështirësi në mësimin dhe ruajtjen e informacionit të ri, njohjen e marrëdhënieve kontekstuale dhe ndjekjen e rregullave, janë të shqetësuar dhe shpërqendrohen lehtësisht, ndërhyrës dhe agresivë, ndikohen lehtësisht dhe nuk janë në gjendje të njohin dhe shmangin rrezikun.
Fëmijët me probleme të tilla shpesh nuk diagnostikohen në mënyrën e duhur dhe adresohen për probleme të tjera si hiperaktivitet, sindromi i deficitit, autizmi dhe çrregullim i sjelljes./La Repubblica/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje